
Më pas kryeopozitari ka mbledhur në takim në selinë blu aleatët opozitarë.
Burimet bëjmë me dije që në takimin Basha-Meta është diskutuar për dekretin e presidentit për zgjedhjet e 13 tetorit.
Ndërkohë burimet Basha bashkë me aleatët kanë nisur takime intensive në rrethe.
Nga ana e opozitës nuk ka një datë protestash, por burimet bëjnë të ditur se opozita po harton një program që do ti paraqitet qytetarëve në takimet që do zhvillohen në gjithë Shqipërinë.
Bëhet me dije, se PD po harton një plan ku synon rrëzimin e Ramës në vjeshtë.


