Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka publikuar në Facebook një foto me dy figura të shquara të letërsisë, shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe zonjën e tij Helena.
Spiropali ka vlerësuar dy autorët duke shkruar: Me një Gjeni si Ky dhe një Zonjë si Kjo, asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar.



