• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUANI I ARTË”/ Ngjela: Meta u nderu me një çmim fantazëm nga miku i Saliut
Home
Politikë

“LUANI I ARTË”/ Ngjela: Meta u nderu me një çmim fantazëm nga miku i Saliut

14 July, 2019 k.autor Politikë

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me çmimin Luani i Artë në Venezia që presidenti Meta ka marrë ditën e shtunë. Ngjela cilëson se në fakt ky është një çmim fantazim që përveç Aleksander Vuçiç në 2018 e ka marrë dhe Meta në 2019. Pra një fondacion që të krijimin e saj ka ndarë vetëm 2 çmime. Ndërkohë që avokati Ngjela tha ky fondacion drejtohet nga miku i vjetër i Sali Berishës, pika e dobët e Ilir Metës.

“Meta na paska marrë një çmim fantazmë. Vjet e ka marrë këtë çmim Aleksandër Vuçiç. E kuptoni ku jemi? Ky çmim që ka marrë emrin e Luanit të Artë të Venedikut, i cili jepet për filmin më të mirë, është regjistruar në vitin 2017 me të njëjtin emër, por si Luani i Artë për Paqe. Sigurisht që nuk ka lidhje me çmimin e filmit të cilit i ka përvetësuar emrin. Ky çmim që ka marrë Meta drejtohet nga Fondacioni Italian Foedeus që kryesohet nga Mario Baccini: pjesë e tij është edhe miku i vjetër i Sali Berishës Franco Fratini.  Nuk ka të dhëna nëse është ndarë në vitin 2017 ky çmim, por në vitin 2018 ky çmim i është ndarë Aleksandar Vuçiçit, por, në emër të tij, më 1 dhjetor 2018 e ka tërhequr ambasadori i Serbisë në Romë Goran Aleksiç. Fituesi i dytë i çmimit është Ilir Meta.”-shkruan Ngjela në Facebook.

Avokati gjithashtu nuk i la ironitë duke shtuar se ndoshta Metës do i hyjë në punë çmimi si lehtësim për gjykimin e tij në shkelje të kushtetues. “Po ku mund të pyesë drejtësia e re nga çmimet fantazmë! Meta do të shkojë drejt gjykimit për shkelje të kushtetutës, është mirë ta marrë me vete edhe medaljen e çmimit, se mund të ketë lehtësira…”

Përmes një postimi në Facebook presidenti Ilir Meta, ditën e shtunë, njoftoi se është nderuar me çmimin Luani i Artë në Venezia për kontributet e tij në demokraci. Një çmim që askush nuk e di se për çfarë nderohesh edhe po të kërkosh në google.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TIRANA QË DUAM"/ Përfundon rehabilitimi i bllokut të banimit në Njësinë 2, shqetësim i hershëm i banorëve (FOTO)
Previous article U ARRESTUA PËR TERRORIZËM/ Gjykata e Durrësit lë në burg 34-vjeçarin rus (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT