• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U LIRUA SOT/ Kush ishte banda e Nehat Kullës “GJENERALIT” që bënte ligjin në Tiranë
Home
Breaking News

U LIRUA SOT/ Kush ishte banda e Nehat Kullës “GJENERALIT” që bënte ligjin në Tiranë

13 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kreu i një prej bandave të rrezikshme të ’97-ës, Nehat Kulla, i njohur edhe si “gjenerali”, ka fituar sot lirinë, pasi ka përfunduar dënimin.

Kulla është dënuar me 20 vite burg në vitin 2005 për vrasjen me paramendim të Halim Gjuzit, ish-shoferit të ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata, dhe armëmbajtje pa leje, por që kishte përfituar 5 vite ulje dënimi.

Kush është Nehat Kulla, kreu i një bande kriminale:

Kulla njihej si kryetari i një bande kriminale që vepronte në Tufinë të Tiranës që u krijua gjatë viteve 1997-1998.

Ai mbajti të pacënuar repartin “Xhenios” së bashku me familjarë, miq e të afërm, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Ai dhe të ashtuquajturit “ushtarë” të tij e mbajtën nën kontroll repartin për një farë kohe dhe u pagëzua me nofkën “Gjenerali” nga banorët e zonës, si një person me shumë influencë.

Kulla, gjatë vitit 1997, arriti të krijonte edhe një komisariat të mirëfilltë policie, kohë kjo kur shteti kishte rënë. Ai u garantonte qetësinë banorëve të Tufinës dhe Kinostudios dhe askush nuk guxonte të kalonte në territorin ku vepronte ai dhe banda e tij. Harta ku ai kishte shtrirë ndikimin e tij ishte e pacënueshme. Banda e Kullës njihet për shumë krime të frikshme të ndodhura në atë kohë.

Nofka “gjeneral”

Ai u vetëquajt ashtu pasi në vitin 1997 grabiti një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Kulla ishte i vetmi në atë kohë që posedonte një mjet të tillë në vend dhe shoqërohej gjithnjë nga një eskortë e armatosur me automatikë. Ai vetë ka pozuar disa herë për mediat me uniformë dhe automatik, të cilin s’e lëshonte nga dora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI ZYRTAR/ A do të shitet Coutinho? Agjenti zbulon bisedën me Barcelonën
Previous article ANALIZA/ Kyriakos Mitsotakis: Kryeministri i ri grek do të bjerë në tokë duke vrapuar!

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT