• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNOI TË BIJËN 3 VITE RRESHT/ Çfarë ndodhi sot me 48 vjeçarin nga Kurbini që…
Home
Breaking News

PËRDHUNOI TË BIJËN 3 VITE RRESHT/ Çfarë ndodhi sot me 48 vjeçarin nga Kurbini që…

12 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Shkëlqim Isufin, i cili akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike për tre vite radhazi vajzën e tij.

Seanca në ngarkim të Isufit  u zhvillua me dyer të mbyllura  dhe nuk kishte të pranishëm asnjë nga familjarët.

Incest në familje, vajza u abuzua për tre vjet nga i ati

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të vajzës së tij në emision investigativ “Fiks Fare”.

Sipas saj, abuzimi kishte filluar që para tre vitesh kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

Madje ai edhe e dhunonte për të mos treguar.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

” Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen” tregon 18 vjeçarja.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi i ati nuk kishte ditur më të ndalej. Edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzën e tij.

Ajo kishte denoncuar në policie përmes një avokati që e kishte kontaktuar në facebook.

” Bëra denoncimin por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij.Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Por familja e 18 vjeçares bën hapin tjetër ku katër muaj më parë e fejuan vajzën me mblesëri, për të mbyllur gojën e njerëzve dhe turpin që mund t’i kaplonte.

Vajza e abuzuar vendos që të ballafaqohen me të atin dhe të ëmën.

Fillimisht kjo e fundit nuk i beson por kur i vendos regjistrimet në celular, ndërhyn babai që kërkon që historia të mbyllet me aq dhe që nuk ka për të ndodhur më.

Të njëjtin qëndrim mban edhe e ëma duke u shprehur se ajo që ka ndodhur nuk do të ndodh më. Zgjidhje për gjithçka ajo mendon martesën e të bijës dhe largimin e saj nga shtëpia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Manastirlu: Standarte të unifikuara shërbimi në qendrat shëndetësore verore
Previous article ÇFARË PATË? Kafsha e parë që shikon në këtë foto, tregon për problemin që ju shqetëson

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT