• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJIDHJE KONFLIKTESH/ Cakaj prezanton prioritetet për Kryesinë shqiptare të OSBE
Home
Politikë

ZGJIDHJE KONFLIKTESH/ Cakaj prezanton prioritetet për Kryesinë shqiptare të OSBE

11 July, 2019 F.autor Politikë

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj i pranishëm në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë ka thënë në fjalën e tij se Kryesia Shqiptare e OSBE-së do të përqendrohej në prioritete përgjatë të tre dimensioneve të përcaktuara nga OSBE. Kujtojmë se Shqipëria do të marrë kryesin e OSBE në vitin 2020 prandaj edhe fokusi i Cakajt ka qenë pikërisht në këtë çështje.

“Së pari, në dimensionin politiko-ushtarak, prioritet do të jetë parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, ku vëmendje të veçantë do të kenë kriza në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejmë i konfliktit në Nagorno-Karabakh, adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji dhe vazhdimi i Procesit të Negocimit për Transdniestrian,” theksoi Cakaj.

Ministri në Detyrë u shpreh se në këtë dimension do të jenë prioritare fuqizimi i rolit të gruas në proceset e paqes; adresimi i rreziqeve transnacionale dhe lufta kundër të gjitha formave të trafikimit, veçanërisht trafikimit të qenieve njerëzore.

“Së dyti, në dimensionin ekonomiko-mjedisor, do të ketë vëmendje të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore,” u shpreh Cakaj.

Dimensioni i tretë i prioriteteve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së të vitit të ardhshëm është ai njerëzor.

“Së treti, në dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore do të jenë prioritare promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së dhe afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,” tha Cakaj.

Cakaj  theksoi se rinia do të jetë prioritet ndër-dimensional i Kryesisë Shqiptare dhe do të ketë rol qëndror në angazhimet e saj. Ai tha se Shqipëria do të ofrojë një kryesi aktive, efektive dhe të fuqishme në OSBE në vitin 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA PAGUAN KLAUZOLËN PËR GRIEZMANN/ Ja çfarë shkruajnë 7 mediat e mëdha
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 1-0

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT