• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLAZHE PËRRALLORE DHE…/ “Boursorama”: Ia vlen të zbuloni sharmet e Shqipërisë
Home
Ne sytë e të huajve

PLAZHE PËRRALLORE DHE…/ “Boursorama”: Ia vlen të zbuloni sharmet e Shqipërisë

10 July, 2019 Lubjana.autor Ne sytë e të huajve

Ia vlen të zbuloni sharmet e Shqipërisë, shkruan Camille Lemarchand e Boursorama, kompani e famshme bankare franceze, aktivitetet e së cilës shtrihen edhe në portalet e njohura të informimit. Ajo vlerëson se Shqipëria është një destinacion tendencë e korrikut të këtij viti.

”Me një sipërfaqe sa Normandia, Shqipëria që ndodhet vetëm dy orë e gjysmë me avion nga Parisi, ështe një margaritar ende i panjohur nga turistët francezë. Është një vend frankofil, ku shpesh mund të flasësh edhe me banorët. Por, nuk është ky interesi kryesor i këtij destinacioni sekret…

Plazhe përrallore e pothuaj të zbrazura- Shqipëria mburret para së gjithash për autencitetin dhe mikpritjen a banorëve të saj. Ende e ruajtur nga turizmi i masës dhe nga globalizmi, ky vend duket i shkëputur nga koha… sidomos kur futesh brenda masiveve malore të saj që përbëjnë 70% të territorit. Gjirokastra është një qytet për të cilin ia vlen të bësh ndalesë në mes të këtyre relieveve malore. Shtëpitë e gurta në rrëzë të malit dhe kështjella e saj kanë me të vërtetë vendin që u takon ne Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Për të gjithë ata që janë të dhënë pas rërës së bardhë, Riviera shqiptare është një parajsë. Aty nuk ka zona të mëdha të betonuara, por plazhe të mrekullueshme e pothuajse të zbrazura (gjë që të lejon të ecësh pak në këmbë). Për të gjithë ata që kërkojnë komfortin e shezlonëve, të aktiviteteve ujore dhe restoranteve ne buzë të detit, Ksamili është i paevitueshëm. I ndodhur përballë ishullit grek të Korfuzit, ky fshat ka plazhet më të bukura të vendit. Popullariteti i tij në rritje po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

Nëse ju tundon një udhëtim në Shqipëri, mos vononi të rezervoni biletat, sepse shumë shpejt do të bëhet një destinacion i pashmangshëm për turistët europianë”, përfundon Camille Lemarchand e Boursorama-s, kompani e famshme bankare franceze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DUKET FARE PËR AQ/ Ja sa vjeç mbush sot Ledri Vula (FOTO)
Previous article IU THANË SE DO VDISNIN/ Ja si motrat e bashkuara në kokë sfidojnë mjekët

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT