Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy nga tre personat që tentuar të fusnin drogë me dron në ambjentet e burgut të Shënkollit.
Në burg janë lënë Mentadent Veinca dhe Xhefri Lumaj, ndërsa Xhulio Kola u la nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 korrikut, kur policia e burgut evidentoi një dron, që ishte duke lëvizur mbi ambjentet e burgut.
Pas uljes së dronit policia gjeti dhe sekuestoroi në trup të dronit 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë.


