• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT/ Ilir Meta thyen bojkotin e Tiranës dhe Prishtinës për të nderuar aleatin e ngushtë të Putinit në Ballkan
Home
Politikë

PRAPASKENAT/ Ilir Meta thyen bojkotin e Tiranës dhe Prishtinës për të nderuar aleatin e ngushtë të Putinit në Ballkan

9 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Mediat shqiptare po e trajtojnë si një eveniment thjesht polemizues vajtjen e Ilir Metës në Samitin e Jahorina-s në Bosnje, ku pritet të takohen disa liderë ballkanikë.

Në fakt, është më shumë se kaq, dhe përbën një zhvillim politik tejet të rëndë dhe dukshëm një devijim politik i sjelljes euro-atlantike të Shqipërisë.

 

Bosnjë-Hercegovina është një shtet federal që drejtohet nga një qeveri e përbashkët e tre strukturave etnike dhe administrative: asaj boshnjake, serbe dhe kroate.

Boshnjakët dhe kroatët janë në një strukturë të përbashkët, ndërsa Republika Srbska është struktura tjetër thuajse autonome.

Qeveria Federale nuk ka shumë kompetenca në territor, përveç policisë, mbrojtjes dhe diplomacisë, kurse Presidenca ka edhe më pak.

Presidenca e vendit përbëhet nga tre persona: Milorad Dodik, lideri i Republika Srbska, Zheljko Komshiç, që është i zgjedhur i kroatëve për të përfaqësuar etnitetin në Presidencë, dhe Shefik Xhaferoviç, që përfaqëson boshnjakët.

Dy të fundit nuk janë figura eminente politike, kurse Dodik është shumë i rëndësishëm, pasi përveçse përfaqëson liderin kryesor të Republika Srpska, është edhe aleati më i ngushtë, më i ngushti fare, thuajse sa Sllobodan Millosheviçi, i Moskës zyrtare dhe i Vladimir Putinit në Ballkan.

Moska ka zgjidhur qesen për Dodikun dhe i financon policinë speciale, konsorciumet e naftës dhe gazit e të tjera ente, që mbajnë në këmbë një projekt politik anti-perëndimor dhe anti-NATO në rajon.

Milorad Dodik është kundër anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në NATO.

Dodik ka thirrur samitin e Jahorina-s. Jahorina është pjesë e bashkisë së Pale-s, apo çerdhja politike e shtabit të Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit gjatë luftës së Bosnjës.

Sot pjesë e Republika Srbska-s dhe e administruar nga Dodik.

Samitin e Jahorina-s e ka bojkotuar në mënyrë demonstrative presidenti i Republikës të Kosovës Hashim Thaçi, me argumentin se “ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”.

Pas Prishtinës, edhe Tirana zyrtare me zërin e shefit të diplomacisë në detyrë, Genc Gakaj, shpalli bojkotin.

Cakaj tha  se se “trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm dhe shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet”.

Por çuditërisht edhe përkundrejt këtyre vendimeve, Ilir Meta vendosi të shkojë në Jahorinë, duke thyer fort, demonstrativisht, qëndrimin e dy kancelarive shqiptare për ta bojkotuar samitin e Jahorinës.

Pse e bëri Ilir Meta këtë gjest? Padyshim që do të duhet ta shpjegojë, por fakt është se ky veprim i jep Milorad Dodikut, aleatit më të ngushtë të Putinit dhe sivëllait politik të Aleksandër Vuçiçit, një armë të fortë.

Që presidenti i Shqipërisë refuzon qëndrimet politike të Tiranës dhe Prishtinës dhe mbështet Dodikun.

Dhe jo thjesht në mënyrë indirekte por të drejtpërsëdrejt Ilir Meta kthehet në sponsor politik të aleatit të Vladimir Putinit në rajon.

Samiti i Jahorinës, i organizuar nga presidenca e Dodik, përveç Erdoganit dhe presidentit të Sllovenisë, që janë partnerët kryesorë ekonomikë të Bosnjës dhe kanë arsye ndoshta më shumë se politike për të shkuar, nuk është se i jep një shtytje proceseve europianiste Shqipërisë apo edhe prestigj shqiptarëve në rajon.

Atëherë cilat janë arsyet gjeo-politike që shtyjnë Ilir Metën të jetë mysafir i Dodikut në restortin e skive të Jahorinës?

Këtë e shpjegon qartë e shkoqur Sputnik, media e Kremlinit për Ballkanit: Ilir Meta mbërriti në Jahorinë përkundër bojkotit të Tiranës dhe Prishtinës…

Është interesante se si do të prononcohej në këtë rast një nga mbështetësit e zjarrtë të Ilir Metës, Berat Buzhala, që ka akuzuar Ramën si aleat të Vuçiçit.

I cili në 2016, i bëri thirrje Ali Ahmetit për të bërë qeverinë me aleatin tjetër të Putinit në Ballkan, Nikolla Gruevskit…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJAJTË E KUQ" PËRGATITEN PËR NJË TURNE VEROR/ Shikoni si Paul Pogba "kacafytet" me Lingard (VIDEO)
Previous article REAL MADRID UDHËTON NË KANADA/ Zidane do të nisë përgatitjet për sezonin e ri, ja ylli që mungon

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT