Lulzim Basha është përpjekur të shfaqet trimfues në protestën e parë të thirrur nga opozita, pas 30 qershorit.
Numrin e pakët të protestuesve, Lulzim Basha është përpjekur ta frymëzojë me kërcënimet e tij.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se 30 qershori ishte një ditë historike dhe një fitore e madhe për PD-në, pasi sipas tij, ndëshkoi të keqen që mban emrin Edi Rama.
“Dhjetëra mijëra në këtë shesh jemi triumfi i shpresës. Një javë më parë më 30 qershor refuzuan të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin, 30 qershori ishte referendum kundër të keqes.
30 qershori është një monument i mrekullueshëm i lirisë dhe qytetarisë së shqiptarëve.
30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës ku shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit ku shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës.
Vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi por prapë i vodhi votat por nuk mundi të fshehë dot braktisjen dhe refuzimin e popullit. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë.
Regjimi kriminal i Edi Ramës me propagandë, me mashtrime, me mercenarë dhe para u mundua të mbjellë mosbesim dhe frikë në zemrat e shqiptarëve.
Për t’i trembur që të mos bëhemi bashkë. Na do të jemi të heshtur sepse kështu na grabit dhe plaçkit. Populli i bashkuar është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne i themi ndal qeverisë më të korruptuar të Evropës, ndal politikës së krimit, grabitjes, Shqipëria është e njerëzve, qeverisja është e popullit. Rama ik”, tha Basha.
“Ne iu themi kriminelëve se do t’ju shtypim pa mëshirë.
Do i japim fund këtij regjimi kriminal, të fortëve të rrugës, të fortëve të politikës, të fortëve të medias dhe të fortëve të biznesit”, vijoi ai.


