Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti 30 qershorin, votimin socialist siå ai shprehet, fitore të demokratëve, duke thënë se 85 % e qytetarëve refuzuan të votojnë për kryeministrin Edi Rama. Basha, nga një fjalim para kryeministrisë, hodhi akuza se edhe në këto zgjedhje ku PS nuk kishte kundërshtarë në më shumë se gjysmën e bashkive, pati blerje të votave.
Basha tha se i duhet thënë ndal qeverisë më të korruptuar siç ai e quajti, ndërsa në kor simpatizantët e PD-së thërrisnin “Rama ik”.
Basha u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që refuzuan regjimin e krimit – tha ai. “Faleminderit që nuk u dëshpëruat. Bashkë jemi një uragan politik”. Faleminderit të gjithëve ju për besimin tek kauza jonë”, – u shpreh kryedemokrati Basha.


