• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KISHTE LIDHJE INTIME ME…”/ Sheiku i Dubait akuzon të shoqen e arratisur për “kontakt të papërshtatshëm” me truprojën e saj (FOTO)
Home
Jetë

“KISHTE LIDHJE INTIME ME…”/ Sheiku i Dubait akuzon të shoqen e arratisur për “kontakt të papërshtatshëm” me truprojën e saj (FOTO)

8 July, 2019 k.autor Botë, Jetë

Historia e tyre ka pushtuar faqet e para të mediave botërore, pasi princesha Haya vendosi të arratisej dhe të strehohej në Britani, nga frika e të shoqit.

Sundimtari i Dubait është shprehur se gruaja e tij më e re, princesha Haya, kishte ‘kontakt të papërshtatshëm’ me truprojen e saj britanike, pasi i gjeti bashkë gjatë një vizite të papritur në shtëpinë e tyre në Londër.

Sheiku Mohammed al Maktoum u kthye papritur në rezidencën në Londër, pasi kishte ndjekur dasmën e tre djemve në Dubai.

 

“The Times”, duke iu referuar burimeve brenda familjes së tij, shkruan se sheiku Mohammed ishte tronditur kur e kishte gjetur gruan me truprojën dhe i kishte kërkuar të kthehej me të në Dubai.

Princesha Haya, e cila ështe dhe motra e mbretit të Jordanisë, refuzoi dhe tani është vendosur të përfshihet në divorcin më të shtrenjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, raportet në gazetën “Times” treguan se dyshimet e Sheikut ishin, në fakt, të pabazuara.

Miliarderi Sheikh fluturoi në shtëpi në Dubai, ndërsa gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre mbetën në Londër.

Më vonë ai postoi një poemë në arabisht në mediat sociale duke aluduar për tradhtinë e të shoqes.

Ai shkroi: “Ti tradhtare, ti tradhtove besimin më të çmuar dhe loja jote është zbuluar”.

Më 10 prill të vitit 2004, princesha Haya u martua me Sheikun Mohammed – nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtari i Dubait.

Ai ishte 53-vjeç në atë kohë dhe princesha Haya 30-vjeç, e cila u bë gruaja e tij e gjashtë dhe më “e vogla”.

Ai thuhet se ka 23 fëmijë nga bashkëshortet e tij të ndryshme.

Problemet mes tyre filluan vitin e kaluar, kur Latifa, një nga vajzat e sheikut Mohamed, u përpoq të largohej nga vendi.

Në një video që u përhap në mbarë botën, princesha 33-vjeçare pohoi se ajo dhe familja e saj “nuk kishin liri zgjedhjeje” në jetën e tyre dhe se ajo ishte abuzuar.

Latifa thuhet se u arratis me ndihmën e një francezi, por u kap nga disa meshkuj të armatosur jashtë brigjeve të Indisë dhe u kthye në Dubai.

Sipas “BBC“-së, princesha Haya kishte zbuluar fakte shqetësuese rreth përpjekjes së princeshës Latifa për të ikur dhe i ishte nënshtruar presionit në rritje nga anëtarët e familjes së burrit të saj.

Ajo thuhet se nuk ndjehej më e sigurtë dhe u largua në Gjermani, e më pas në Britani të Madhe, ku po qëndron, dhe ka nisur procedurat e divorcit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFIRMOHET NGA AGJENTI I DE LIGT/ Arrihet akordi mes talentit dhe Juventus, ja rroga e "çmendur"
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Stephan El Shaarawy vendos të luajë në Kinë, ja përfitimet

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT