• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NESËR SEANCA E POSAÇME PËR SHKARKIMIN/ Presidenti e ka shkelur 9 herë Kushtetutën
Home
Politikë

NESËR SEANCA E POSAÇME PËR SHKARKIMIN/ Presidenti e ka shkelur 9 herë Kushtetutën

7 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Mazhoranca është gati të hedhë një tjetër hap në nismën e saj për shkarkimin e Presidentit. Pasditen e së hënës në orën 17.00 Parlamenti është thirrur në një seancë të posaçme për të votuar ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta.

130 minuta kohë do të jenë në dispozicion të deputetëve të shumicës dhe pakicës parlamentare për të diskutuar në fillim mbi raportin e hartuar nga Komisioni i Ligjeve, që miratohet me shumicë të thjeshtë.

Argumentin ligjor për shkarkimin e Presidentit socialistët e mbështesin në anulimin e dekretit që Meta i bëri zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Për socialistët, kreu i shtetit është sjellë arbitrarisht me pushtetin pasi ka cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve duke nxjerrë një akt në kundërshtim flagrant me ligjet dhe Kushtetutën.

Në raportin e Komisionit të Ligjeve, mazhoranca thotë se në të paktën 9 raste Presidenti ka shkelur ligjin themeltar të shtetit dhe parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit.

Pas miratimit të raportit në Kuvend, rruga i hapet ngritjes së kominisonit të posaçëm që në bazë të hetimeve, të gjitha shkeljet ligjore e kushtetuese do t’i paraqesë në raportin final, miratimi i të cilit kërkon 94 vota nga Parlamenti.

Komisioni hetimor do të ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re dhe do të kryesohet nga Ulsi Manja. Por pavarëisht procedurave ligjore të nisura nga socialistët, fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese, organ që vendos nëse Presidenti ka shkelur apo jo ligjin themeltar të shtetit.

Nisma e mazhorancës gjithsesi nuk e ka penguar Presidentin Meta që këtë të dielë të ndajë në rrjetet sociale momentet e tij të relaksit në Gjirin e Lalzit, duke postuar edhe një shpjegim shkencor që një prej ndjekësve të tij i ka bërë shumimit të votave mbi pjesëmarrësit në 30 Qershor!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI HOLANDEZ U PREZANTUA TEK BARCELONA/ Mesazhi emocionues i të fejuarës së De Jong: Më kujtohet kur ishe i dëmtuar dhe...
Previous article “TELENOVELA" HYSAJ VAZHDON/ Milan futet në garë për mbrojtësin shkodran, ja oferta

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT