Një ditë para protestës së 10-të kombëtare të opozitës shqiptare përballë Kryeministrisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen në tubimin e së hënës në orën 20:00 për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik” shkruan ai.
Lideri demokrat kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore që të përgatisë sipas tij zgjedhje të lira, por LSI-ja, mendon ndryshe. Vetë Monika Kryemadhi, por edhe eksponentë të kësaj partie kanë njohur 13 Tetorin, dekretin e dytë të Metës si datë zgjedhjesh, ndryshe nga Basha.


