I pari ishte Pietro. Lindi në Piacenza të Italisë më 1834 dhe kur ishte i ri, rrethanat e vrasja se kontit te qytetit ne kohen e levizjes se Garibaldit, e detyran te largohej drejt Korfuzit. Me pas shkoi ne Vlore e prej atje, me 1856 mberriti per te qendruar pergjithmone, ne Shkoder.
Kete vit hapi atelierin e parë te fotografise ne Shqiperi, te quajtur “Studio Marubi”.
Ndër fotografitë e para eshte ajo e Hamza Kazazit (1858) 79 vjeçar, i cili pozon i veshur me një kostum feste me fustanellë dhe një shpatë të gjatë dhe dy pistoleta varur në ije. Fotot e para shqiptare jane pothuajse “bashkemoshatare” me hapat e pare te ketij arti te ri ne Europe.
Shpesh Mjeshtrit, i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijëve të tyre në artet pamore. Një nga zbulimet e Pietro Marubit vleresohet te jete Kole Idromeno i cili shkoi per te studiuar per pikture ne Venecia.
Dinastia e fotografise do vijonte me pinjollet e familjes Kodheli, qe nga Mati e deri tek Gega qe mbajten per mbiemer ate Marubi, ne kujtim te mjeshtrit te madh.
Ne Shkoder, e gjithe trashegimia e vyer e artit te fotografise shqiptare, prej afer gjysem milioni negativesh, eshte digjitalizuar dhe ruhet e ekspozohet ne Muzen Marubi qe eshte nje nder destinacionet kryesore turistike te qytetit te Shkodres.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal


