• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNUM FESTIVAL” NË SHËNGJIN/ Mediat franceze: Ngjarja më e bukur..
Home
Ne sytë e të huajve

“UNUM FESTIVAL” NË SHËNGJIN/ Mediat franceze: Ngjarja më e bukur..

6 July, 2019 Lubjana.autor Ne sytë e të huajve

Unum Festival, festivali i muzikës elektronike në natyrë që hapi sezonin turistik në Shëngjin, mblodhi pak kohë më parë rreth 5 mijë të rinj nga vende të ndryshme të botës, duke u shndërruar në një promovim të turizmit në Shqipëri.

Në një reportazh të gjatë kushtuar këtij festivali, televizioni francez RTS ka sjellë atmosferën e paimagjinueshme, duke rrëfyer sfidën e organizatorëve dhe suksesin që arritën, në atë që ata e cilësojnë si një nga ngjarjet kulturore më të bukura në Ballkan.

“Sezoni i festivaleve sapo ka nisur, një vend i ri takimi është menduar nga zviceranët, në Shëngjin të Shqipërisë. Rreth 1 500 kilometra larg nesh. Vendi po hapet në fushën e turizmit dhe po tërheq biznesmenë nga e gjithë Europa, por në fillim ata duhet të kuptojnë kodet nëse duan të kenë sukses.

Aventura ka kosto dhe rreziqe.

Me një vijë bregdetare pothuajse pak të frekuentuar, me rërë të imët, të rafinuar dhe me një peizazh momentalisht të veçantë në detin Adriatik. Këtu jemi në Shëngjin, rreth 40 kilometra larg në veri të Tiranës. Këtu do të vendosen tualetet, skena, e gjithë hapesira e punës që duam të kemi në dispozicion. Sesi do ta konceptojmë pjesën e mbulesës sipër, për skenën në plazh… ka një mori punësh sa nuk ta merr mendja. Ne, këtu do të ngremë skenën qendrore. Këto infrastruktura, të cilat nuk janë ngritur akoma do të ndërtohen për Unum Festival.

Mousa Ceesay është nga Gjeneva, 43 vjeç, i cili prej më shumë 15 vitesh organizon ngado në Zvicër spektakle muzikore. Sot, jemi në këtë plazh që ai dëshiron të krijojë takimin e ri të përvitshëm për të pasionuarit pas muzikës elektronike dhe me një çmim më të lirë.

Të rinjtë në Ibiza ndihen si nën presion në ishull. 50 deri ne 60 euro është pagesa e hyrjes në një lokal, kur ke konsumuar vetëm pijen e parë. Eshtë mirë per disa, por jo për të gjithë botën. Unë kam dëshirë të tregoj diçka tjetër… Adriatikun, miq.

Gjenevë, pikërisht në këtë apartament ekipi i Muses mblidhet për herë të fundit, dy javë përpara fillimit të eventit. Jemi nën ndikimin e stresit të punës, por është një frymë e shëndetshme konkurrence.

Ky është festivali i parë dhe i kemi marrë parasysh sfidat. E vetmja mënyrë për ta është të dinë nëse konceptimi i tyre pëlqehet.

Interneti

Disa publikime kane marrë disa dhjetëra mijera pëlqime në sajë të marketingut në internet që ka nisur disa muaj më herët. Jemi ende në fazën e publicitetit, po hedhim postime të reja për t’i vënë në dijeni njerezit që festivali po nis.

Po publikoj informacione praktike për biletën e avionit e tjerë.

Momentalisht festivali i tyre është i afishuar vetëm në rrjetet sociale. Vështirësia e parë e këtij eventi është se njerëzit mund të mos e besojnë ose të thonë se kjo është e pamundur. Kur nisëm te paraqisnim çmimet që do të vendosnim, njerëzit thanë “nuk është e mundur”, pasi ata zakonisht e dinë se festivalet kushtojnë shumë shumë shtrenjtë.

Çmimi i biletës 150 franga për katër ditët e festivalit, çmimi i fjetjes për një natë në hotele me 5 yje duhet llogaritur në 40 franga, për 2 orë larg nga kryeqytetet e Europës.

Shqipëria ka gjithçka për të qenë një “Eldorado’’ e re për investitorët.

Tirana me një milion banorë, kryeqytet i cili që prej vendosjes së demokracisë, 30 vite më parë, ka parë të vendosen në territorin e saj kompani të mëdha të ardhura nga mbarë bota, te joshura nga tregu i ri ekonomik.

Ende në kërkim të financimit për ferstivalin e tij, Musa ka lënë takim me disa prej tyre, por detyra është më e vështirë sesa parashikohej. Tek ky operator i kompanisë celulare po diskutojmë deri në detaj se ku do të vendosen logot e kompanisë.

Ajo që duhet të kuptoni është se bëhet fjalë për artistë si Rikardo Villalobos, emrat e tyre nuk do të përdoren për reklamë. Ne kemi një marrëveshje me ta, emrat e tyre nuk do të përdoren në mënyrë abuzive për të bërë para. Sponsorët po përpiqen të bien me shumë në sy nga sa duhet. Për ne, ideja nuk është të shesim, siç po bëjnë sponsorët. Ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre financiare.Nuk mund të shesim shpirtin, kështu për më tepër.

Ne jemi këtu për të treguar diçka të thjeshtë, muzikën. Turi i vizitave vazhdon në zyrat e një sipërmarrësi të madh duhani. Atmosfera është e tensionuar. Stafi i Unum Festivalit nuk ka paraqitur raportin e gjithë aktivitetit që kompania e duhanit priste në këmbim të financimit. Ai kërcënon me tërheqjen nga sponsorizimi.

Ne, kur themi se do të bëjme diçka, e mbajmë fjalën. Nga ana ime unë nuk po përpiqen të nxjerr justifikime, por kemi një problem të madh me komunikimin.

Po tregohem i sinqertë me ju. Ka një problem të madh. Gjetja e sponsorëve nuk është diçka e lehtë. Nëse nuk arrini te siguroni paratë që ju mungojnë, mund te humbim artistët, me artistët mund te rregullohemi, por me tepër është problem me pjesën e teknikës, gjëra të tilla.

Ndryshimi mes festivalit tonë me festivalet e tjera është se mund të cënohet nga mungesa e parave.

Dy javë për të mbyllur këtë pjesë dhe gjetjen e fondeve që na mungojnë. Ti mund të nisësh numërimin mbrapsht deri në finalizimin e projektit. Dy javë më vonë, drejtimi Shëngjin, aty ku Unum Festival më në fund ia doli mbanë të akomodohet. Momenti i fundit i inkurajimit për të gjithë stafin, përpara vizitës së papritur të kryetarit të bashkisë së qytetit.

Mousa pranon protokollin, pasi pa mbështetjen e tij politike, festivali nuk do të ishte bërë i mundur. Gjithçka shkoi mirë. Ishte krejt e papritur. Ai është i vetëdijshëm se nëse na mbështet ekonomikisht, kjo mund të jetë në favorin e të gjithëve.

Nuk ështe një histori sponsorizimesh apo diçka tjetër. Nëse na mbështet i jep një tjetër rëndësi gjithë këtij organizmi. Dhe do të mundohemi t’a çojmë përpara.

Ose të gjithë bashkë në këtë projekt, në të kundërt kjo nuk shërben për asgjë. Ora 14:00. Hapen dyert. Mbërritje simpatizantët e parë të festivalit. Por, problemet sa vijnë e shtohen për Mousan dhe stafin e tij, të cilët përpiqen t’i zgjidhin njëri pas tjetrit. Logjistika nuk po funksiononte siç duhej. Kam një problem me djalin e një prej hoteleve, i cili kërkon më shumë para nga sa kishim rënë dakort. Ti mund të thuash çfarë të duash lidhur me historinë e kontratës. Duke marrë parasysh që jemi në fillim të diçkaje të re. Djemtë nisin të vendosin rregullat e tyre. Është një moment me shumë ngarkesë emocionale, por duhet zgjidhur Mousas i vijnë në ndihmë në aventurën që ka ndërmarrë partnerët shqiptarë dhe ata kosovarë.

Ai mund t’ia besojë atyre menaxhimin e stafeve të zonës. Ti duhet të gjesh vullnetarë, ata janë veshur njësoj si unë. Më pas do të merresh me zhvendosjen e kësaj stende. Ata duan ta vendosin atje në mes.

Rreth 500 punonjës dhe vullnetarë punojnë për festivalin, po aq persona dhe për të ushqyer. Por askujt nuk i ka shkuar ndër mend të dërgojë dikë për t’i marrë ato. Mousa merr përsipër këtë detyrë.

Kontrolli i parë është bërë për të parë se çfarë nuk po funksionon. Pavarësisht stafeve të mirëtrajnuara që kam grumbulluar, ka plot gjërat që duhen rregulluar. Ky është një shtet në proces ndërtimi, por ata kanë dëshirë janë të motivuar, por mbi të gjitha kanë qenë të izoluar.

Nuk është një shtet që njihet nga mbarë bota. Nuk mund t’i shikosh gjithmonë gjërat me këndvështrimin tonë prej zvicerani. Në qytetin e vogël turistik të Shëngjinit, mendohet që ky festival të ndikojë në zhvillimin e turizmit deri tani pa ndonjë shkëlqim.

Tomasso ka ardhur për të përfaqësuar interesat e investitorëve italianë. Ai po ndërton një park lojrash. Kam në plan të ndërtoj një mini Disneyland Paris. Ky festival po luan rolin e reklamës për ne, pasi shumë turistë do të vijnë nga të gjithë anët e Europës për këtë eveniment.

Kristian prej tetë vitesh është guzhinier në këtë restorant buzë detit.

Ai shpreson që ky turizëm i ri të mundësojë dhënien fund të stereotipeve nga të cilat vuan vendi ynë. Është fitimprurëse për ekonominë e vendit, por është për të ardhur keq që mbarë bota ka një opinion të keq për Shqipërinë. Të gjithë shprehen se ky nuk është një vend i sigurtë, por Shqipëria është një vend i sigurtë.

Të rikthehemi tek festivali. Gjatë gjithë kohës në celular, Sinna po merret me Dj. Për të Unum është mundësia e ëndërruar për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë dhe Ballkanit në përgjithësi. Organizime si ky kanë një potencial të madh për të ndryshuar imazhin e këtij shteti.

Ky vend e meriton. Ora 19:00 pavarësisht ambientit ideal, plazhi i Unum Festival duket se po has vështirësi për t’u mbushur, por David nuk e sheh aspak shqetësim.

Lokalet janë plot. Nuk ka shumë pritshmëri, ka shërbim. Gjithçka po ecën mirë.

Mousa, për 30 sekonda, iu përgjigj ftesës në muajin dhjetor. Ai ka patur tre artistë kryesorë, që do të performojnë. Ka shumë pjesëmarrje rreth 40 artistë të jashtëzakonshëm. Viti i parë ishte më i vështirë, i dyti do të shkojë edhe më mirë, dhe më pas nuk do të ketë më vende. Kostoja e festivalit është mbi një milion euro.

Në një vend tjetër do të kishte kushtuar katër herë më shumë. Për Mousan ajo që po ndodhë këtu shkon përtej aspektit ekonomik. Këtë eveniment e kam fort për zemër, pasi nëna ime ka një zemër të madhe.

Pas luftës së Vietnamit ajo birësoi disa vietnamezë. Gjatë luftërave në Ballkan ajo birësoi disa kosovarë. Kam patur fatin të rritem me ta.

Këta njerëz më pritën mua, ashtu siç i priti ata nëna ime. Ministri i Kulturës mori pjesë personalisht në këtë eveniment. Unë shpresoj që ky festival do të vijojë në 10 apo 20 vitet e ardhshme, dhe numri i turistëve që do të vizitojnë veriun e Shqipërisë të rritet gjithnjë e më shumë, pasi ai ofron kaq shumë gjëra.

Ora 23:00. Magjia duket se i ka dhënë efektet. Qindra të apasionuar pas muzikës elektronike kanë pushtuar plazhin. Kjo është një nga ngjarjet më të bukura kulturore që kam parë në Ballkan. Ndërkohë që sheh jo vetëm shqiptarë, por edhe shtetas nga vende të tjera. Kjo e ka renditur Shqipërinë në hartën e vendeve më tërheqëse në Europë. Për të kurorëzuar të gjithë mbrëmjen, artisti kryesor apo ylli i mbrëmjes. Luciano është zviceran, Dj super i njohur në ishullin e Ibizaz (Spanjë).

Ai ka ardhur këtë mbrëmje për të mbështetur mikun e tij, ideatorin e këtij festivali. Ai ka punuar me mua për një kohë të gjatë. Ai është pjesë e familjes sime. Unë kam ndjekur rrugëtimin e tij artistik dhe jam shumë i kënaqur për të. Mousa dhe stafi i tij ia dolën mbanë. Mbi 8 000 pjesëmarrës nga Shqipëria, Ballkani dhe Europa morën pjesë në aktivitet e organizuara në katër ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 1 VITI PAUZË/ Çiljeta kthehet me 3 këngë të reja (VIDEO)
Previous article E BUJSHME/ Roma dhe "Kuqezinjtë" në "luftë" për mesfushorin Francez...

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT