• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur Ilir Meta zbulon pasionin e ri për letrat
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur Ilir Meta zbulon pasionin e ri për letrat

5 July, 2019 Redaktor1 OP-ED

Edi Rama me siguri po argëtohet, kur sheh a dëgjon për përpjekjet e hatashme të Ilir Metës, që ta konkurojë edhe në një lëmë, ku ai vetë është që herët një nga “Princët” e saj.
Pas 7 letrave që Kryeministri i dërgoi publikisht Lulzim Bashës, përpara fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit, moda e harruar e një gjinie të vjetër e romantike, ka nisur me sa duket që të lulëzojë në Shqipëri.
Pas Ahmet Zogut që nuk la asgjë të shkruar, Enver Hoxhës që i prodhonte librat si të ishin “simite furri”, Ramiz Alisë që u mundua të eci modestisht në gjurmët e tij dhe Sali Berishës që vazhdon ta vuajë ëndrrën e parealizuar të rinisë së hershme për tu bërë shkrimtar, Presidenti i Republikës ka lënë pas sportet e rënda të muskujve të trupit, në kërkim të arteve delikate të muskujve të trurit.
Ilir Meta ka nisur të futet në këtë lojë, si “një elefant në dyqanin e qelqurinave”. “Më vonë, kur të jem më i lirë që të shkruaj me terezi do kënaqeni kur t’ju tregoj se pse sot pas tre vitesh nuk keni asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Askush më mirë se unë nuk ua tregon dot, jo se jam ndonjë tregimtar i madh, por për shkak të detyrave të larta edhe si ish-Kryetar i Kuvendit e si President i Republikës”,- shkruante ai sot që “pa gdhirë” në rrjetet sociale.
Në Shqipëri moda e letrave nuk po përqafohet nga të dashuruarit e rinj të epokës së internetit, por nga përfaqësuesit e kampeve kundërshtare “armiq të vjetër për vdekje”, në majën e elitës sonë politike.
Ndryshe nga Ilir Meta që shkruan edhe kur nuk e lexojnë, Lulzim Basha përton të ulet për të kthyer përgjigje, edhe kur ia kërkojnë. Kryetari i PD jo vetëm që nuk e ka afishuar veten si një sqimtar i publicistikës politike, apo si një pinjoll i oratorisë publike, por as që që e kuptoi ftesën e Edi Ramës nëpërmjet 7 letrave, për vijimin e një tangoje të vjetër me një muzikë të re!
Nga Ciceroni, Jul Cezari e tek Napoloni, nga George Washingtoni, Abraham Lincoln e Barak Obama, nga Churcilli, Mahatma Gandhi, Marthin Luter King dhe Nelson Mandela, historia e politikë botërore është e mbushur me shembujt e liderëve që i kanë frymëzuar popujt e tyre dhe botën, me fuqinë e pazëvendësueshme të fjalës.
Ilir Meta është një politikan që nuk është shquar ndonjëherë për fuqinë e fjalës, siç edhe vetë e pranon modestisht. Ai herë bën të urtin, e herë bën të ekuilibruarin, herë të fortin e herë njeriun që i zgjidh punët “me qetësi dhe dashuri”. Kur ka qenë i fortë, ai ka heshtur. Sa herë që është i dobët, ka folur zhurmshëm, më shumë me gjuhën e trupit sesa më atë të trurit.
Siç thoshte ish Presidenti Amerikan John F. Kenedi “nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. Ndaj edhe Ilir Metën, as letrat, as dalja në orën 05.00 në zyrë, as konferencat e shtypit në 08.00 dhe as ato të mëvonshmet të çakorduara e të çakërdisura LIVE, nuk e ndihmojnë dot më. Për aq kohë sa ai vetë nuk po na flet më me forcën, por vetëm me dobësinë e tij.
Ndaj Edi Rama me siguri, është njeriu që po argëtohet më shumë, me pasionin e ri për të shkruar letra, të Presidentit tonë në ikje!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË ISHULLIN GREK/ Ja përhapja e frikshme e flakëve (PAMJET)
Previous article "JAM E MËRZITUR QË RAMA I ÇOI SMS METËS"/ Kryemadhi: I them Presidentit të vi të garojmë për LSI

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT