Skuadra e Liverpool është gati për të paditur në FIFA, Drejtorin Sportiv të Lacion, Igli Taren si dhe vet skuadrën e italiane pasi pretendon se i ka rrëmbyer një talent.
Sipas Liverpool futbollisti Bobby Adekanye nuk kishte dashur të nënshkruante me fituesit e Ligës së Kampioneve pavarësisht insistimit të këtyre të fundit. Adekanye nënshkroi dje një marrëveshje me Lazion pasi i mbaroi kontrata me Liverpoolin. Lojtari vendosi të mos e rinovonte atë, duke zgjedhur t’i bashkohej Lazios pas ofertës që i bëri Igli Tare.
Sipas mediave angleze, Lacio ka thyer rregullat e kontakteve me futbollstit dhe për këtë gjë duhet të përballet në FIFA.
Po ashtu shtohet se FIFA sipas rregullit nuk lejon që lojtarët nën 23-vjeç të flasin lirshmërisht me klube të huaja pa i mbaruar kontrata ekzistuese, as në 6 muajt e fundit siç ndodh me futbollistë më të rritur në moshë. Kjo është pika për të cilët pretendon Liverpool se Lacio dhe Tare kanë thyer rregullat.