Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali pasi u mbyt në lumë. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se i riu quhet Gesjan Muça. Paraprakisht dyshohet se 17-vjeçarin e mori rrjedha e lumit dhe ngeci mes shkëmbinjve, pa pasur mundësi që të shpëtonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në Valchiusella. Adoleshenti ishte së bashku me dy miq dhe kishin menduar që t’u shpëtonin temperaturave të larta duke u larë në lumë në një zonë mjaft të preferuar për turistët.
Megjithatë diçka shkoi keq. “U hodh nga një shkëmb, por nuk u shfaq më. Fillimisht menduar se po bënte vete. Pas disa momentesh, e kuptuam se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur dy shokët e Muçës për karabinierët.


