• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIE FACEBOOK/ Kongresi Amerikan i kërkon të ndalë zhvillimin
Home
Teknologji

BIE FACEBOOK/ Kongresi Amerikan i kërkon të ndalë zhvillimin

3 July, 2019 F.autor Teknologji

Rrjeti më i madh social, Facebook ka pësuar disa ‘anomali’ së fundmi, duke penguar përdoruesit e tij të shohin fotot.

Kongresi Amerikan i ka kërkuar kompanisë së Mark Zukenberg që të ndalë zhvillimin, duke qenë se ky rrjet social është pjesë e më shumë se ¼ e popullsisë, për aq kohë sa ligjvënësit e “Libra” nuk kanë pasur kohë për të hetuar pasojat e veprimeve të kësaj kompanie.

Ligjvënësit nëpërmjet një letre i kërkojnë kompanisë që “të ndërpresë menjëherë planet e zbatimit”.

“Për shkak se Facebook është tashmë në duart e më shumë se ¼ së popullsisë së botës, është e domosdoshme që Facebook dhe partnerët e saj të pushojnë menjëherë planet e zbatimit derisa rregullatorët dhe Kongresi të kenë mundësi të shqyrtojnë këto çështje dhe të ndërmarrin veprime”, thotë letra.

Më tej vijon “Gjatë këtij moratoriumi, ne synojmë të mbajmë dëgjime publike mbi rreziqet dhe përfitimet e aktiviteteve dhe të eksplorojmë zgjidhje legjislative”.

Por çfarë është “Libra”?

Në 18 qershor, Facebook njoftoi se një monedhë dixhitale e quajtur “Libra” do të hapej për përdorim në vitin 2020 dhe do të lejonte miliarda përdorues të platformës në të gjithë globin që të bëjnë transaksione financiare online.

Megjithëse Facebook ka udhëhequr zhvillimin e “Librës” dhe do të krijojnë “portofolin” e parë të konsumatorit për monedhën, nëpërmjet degës së tij të Calibra dhe zhvillimi aktual i shërbimit do t’i dorëzohet Shoqatës së Librave, një organizatë me seli në Gjenevë, Zvicër.

Asociacioni drejtohet nga mbështetës fillestarë të Librës, përfshirë Visa, Lyft, Vodafone dhe Coinbase, nga të cilat Facebook është vetëm një partner mes tyre.

Por në praktikë, rrjeti social mban një sasi të konsiderueshme kontrolli, madje duke paguar pagat e “rreth gjysmë duzine punonjësve“, nëpërmjet faqeve të lajmeve, informacioneve.

Kohëzgjatja e moratoriumit në zhvillim nuk duket të jetë aq gjatë, pasi komiteti i kongresit po organizon një dëgjesë të plotë më 17 korrik.

Por letra, e cila iu dorëzua Mark Zuckerbergut, Sheryl Sandberg, dhe drejtorit ekzekutiv të Librës, David Marcus, sugjeron se kompania është në një udhëtim me gunga deri kur të bëhet dëgjesa.

“Informacioni i dobët i ofruar rreth qëllimit, roleve, përdorimit të mundshëm dhe sigurisë së Librës dhe Kalibrit ekspozon shkallën masive të rreziqeve dhe mungesën e mbrojtjeve të qarta rregullatore”,- shkuhet në letër.

“Nëse produktet dhe shërbimet si këto mbeten të rregulluara në mënyrë të papërshtatshme dhe pa mbikëqyrje të mjaftueshme, ato mund të paraqesin rreziqe sistematike që rrezikojnë stabilitetin financiar amerikan dhe global.

Këto rreziqe janë edhe më të dukshme në dritën e të kaluarës së trazuar të Facebook-ut, ku nuk mbante gjithmonë informacionin e përdoruesve të tij të sigurt. Për shembull, Cambridge Analytica, një firmë këshilluese politike e angazhuar nga fushata e Trump 2016, kishte akses në më shumë se 50 milionë të dhëna private të përdoruesve të Facebook të cilët përdoreshin për të ndikuar në sjelljen e votimit “.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI/ Çfarë po ndodh me rrjetet sociale?
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Atletico Madrid prezanton zëvendësuesin e Diego Godin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT