Ish-ylli i Real Madrid dhe Inter, Wesley Sneijder, është futbollist model brenda fushës së blertë, por mesa duke jo jashtë saj.
Ditët e fundit ai është përfshirë në një skandal në vendlindjen e tij, Utreht. Mësohet se 35-vjeçari nën afektin e alkoolit ka hypur mbi një makinë dhe ka thyer xhamat e saj. Pasi “i doli inati” me makinën, ai zbret dhe puth një bjonde e cila po kalonte aty rastësisht.
Menjëherë pas kësaj sjellje të turpshme ai është shoqëruar nga policia vendase, por pasi ka paguar dëmin e shkaktuar 00 £ ndaj pronartit të veturës është lënë i lirë.
Policia ka mohuar se personi i arestuar ishte Sneijder, por tha se ishte një 35-vjeçar, moshë e cila përputhet me atë të futbollistit. Dhe sipas “The Sun” ai ka qenë Sneijder.
Ai është fitues i “La Liga”, “Serie A”, “Chamipons League” e një sërë trofeshë të tjerë.





