• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI ME PD-LSI QË U TËRHOQ NGA DHUNA/ Nga kërcënimet me molotov dhe luftë, tek këngët e vallet
Home
Zgjedhjet

ÇFARË NDODHI ME PD-LSI QË U TËRHOQ NGA DHUNA/ Nga kërcënimet me molotov dhe luftë, tek këngët e vallet

30 June, 2019 F.autor Politikë, Zgjedhjet

Për muaj të tërë, dy drejtuesit formal të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kishin premtuar se nuk do të lejonin që të mbaheshin asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Ata kishin siguruar çdo mbështetës të tyre, se zgjedhjet më 30 qershor nuk do të ketë.

E kanë përsëritur aq herë në daljet e tyre publike, sa militantët e dy partive kryesore opozitare, e besuan vërtet këtë gjë.

Dhe shumë prej tyre, ishin bërë gati që të pengonin zgjedhjet.

Nëpërmjet gojës së mediave dhe gazetarëve të tyre, Basha dhe Kryemadhi paralajmëronin përditë se 30 qershori do të ishte dita e qametit dhe do të kishte luftë, pasi ata që do të donin të votonin, duhej të kalonin mbi trupat e tyre.

Fushatës së tyre të dhunshme iu bashkuan edhe disa “intelektualë të pavarur”, të cilët thanë se ishin gati të shkonin në burg, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Por çfarë ndodhi?

Prej disa ditësh, gjuha e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit u zbut ndjeshëm dhe madje edhe mediat e tyre, si fjala vjen “Koha Jonë”, i “harruan” përbetimet se më 30 qershor do të ndodhte kataklizma.

Madje, Lulzim Basha vetëm një ditë para zgjedhjeve doli në një konferencë urgjente për shtyp, duke bërë thirrje që të mos shënohet asnjë akt dhune nga ana e opozitës.

Shenjat e zbutjes Basha i dha që në protestën e 21 qershorit, kur për herë të parë opozita zhvilloi një fushatë pa asnjë incident.

Në gjithë këtë ndryshim qendrimesh të Bashës dhe Kryemadhit, nuk ka asnjë mister.

Ata kanë marrë mesazhe të forta nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga SHBA, që nëse prishnin zgjedhjet, do të kishin punë me ta.

Ndaj dhe Basha e Kryemadhi nuk kishin rrugë tjetër: Ose të konfrontoheshin me SHBA-BE dhe të mos iu bindeshin atyre, duke tentuar të prishnin zgjedhjet, ose të vepronin siç bënë, duke u tërhequr dhe duke gënjyer edhe një herë tjetër mbështetësit e tyre, që prej muajsh para çdo proteste iu premtonin se këtë radhë do ta rrëzonin vërtet Edi Ramën.

Përveç mesazheve të forta të zyrtarit të lartë amerikan për Ballkanin, zotit Palmer, Lulzim Basha ka marrë mesazhe të drejtëpërdrejta edhe nga sekretari politik i Ambasadës amerikane, Daniel Koski.

Një ditë përpara protestës së fundit të opozitës, ai u takua me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Mësohet se ai u tha krerëve opozitar se nëse deri më 1 korrik do të ketë akte dhune, atëherë SHBA do t’i shpallte ato si organizata të dhunshme.

Gjë që u përsërit edhe nga zoti Palmer në intervistën e tij të dhënë për “Zërin e Amerikës”, dy ditë para zgjedhjeve.

Të vetmit që u përpoqën të rrezistonin deri ditën e fundit,. Ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta, i pari duke u përpjekur të nxistë militantët e PD-së, dhe i dyti duke përdorur Presidencën.

Por, të pafuqishëm për të bërë gjë, Ilir Meta këtë të djelën mori rrugën për tek vila e tij në Gjirin e Lalzit dhe postonte foto sikur nuk kishte ndodhur gjë dhe sikur nuk kishte bërë luftë për minimin e zgjedhjeve, ndërsa Sali Berisha postonte video nga “uragani” opozitar, që në pamundësi për të bërë gjë, dilte kërcente e këndonte, për të ironizuar zgjedhjet.

Fakt është se sot, mbështetësit e PD dhe LSI ndjehen të tradhtuar nga Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, që iu kishin premtuar se do të luftonin edhe me trupat e tyre pot ë ishte nevoja për të penguar zgjedhjet, ndërkohë që e vetmja gjë që mundën të bënin, ishte një kllounadë me 30-40 veta në disa qendra votimi. (Tema)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA VOTON/ Dritan Leli: Vlora, bastioni i njerëzve të mençur
Previous article CHELSEA BËN NJË GAFË/ Ja rastësisht blerja e parë në merkato

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT