• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ “Të vegjlit” e Bashës: Ne nuk i njohim zgjedhjet
Home
Politikë

30 QERSHORI/ “Të vegjlit” e Bashës: Ne nuk i njohim zgjedhjet

29 June, 2019 F.autor Politikë

Dash Shehi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka dhe Vangjel Dule i bëjnë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata shprehen se 30 Qershori është një turp për historinë,

Ata thonë se nuk do ta njohin procesin e votimit.

Ndër të tjera, grupi thotë:

“30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga turpi jo vetëm sepse është një farsë antidemokratike dhe antikushtetuese, por sepse, edhe të vetëm në garën e tyre imagjinare, po përdorin të gjithë arsenalin famëkeq me të cilin Shqipëria dhe bota tashmë është njohur.

Presioni ndaj qytetarëve të pambrojtur, ndaj administratës, ndaj sipërmarrjes private po rriten nga ora në orë në përpjekje për t’i dhënë një legjitimitet fiktiv përpjekjes së mazhorancës për ta çuar vendin në monizëm.

Frika që kanë nga kutitë që do të mbeten bosh, buron nga vetëdija se pluralizmi që shqiptarët fituan me mund tri dekada më parë, nuk mund të rrëmbehet me votime, për këtë arsye kërcënojnë, dhunojnë dhe dezinformojnë.

Të gjithë ata që ende nuk kanë kuptuar rrezikshmërinë e organizatës që ka marrë peng jetën demokratike të vendit, le të shohin si kërkojnë të
manipulojnë edhe një garë në të cilën nuk kanë kundërshtarë, ku janë të vetmit që kandidojnë dhe të vetmit që numërojnë.

Të bindur në drejtësinë e kauzës sonë, Grupimi i Qendrës së Djathtë, i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo presion, çdo masë represive ndaj atyre që nuk u binden votimeve monopartiake, çdo mashtrimi dhe dhunimi që cenon të drejtat kushtetuese të secilit prej jush”, nënvizon grupi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VEDAT MURIQI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Drejtori sportiv i Torinos thur elozhe: Ka forcë fizike dhe është i fortë në...
Previous article PARASHIKON TË ARDHMEN E SARRIT/ Arrigo Sacchi : Do të ketë probleme tek Juventusi, pasi...

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT