• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VLORË/ Atentati me tritol ndaj biznesmenit, Policia: Ai do të vritej në ecje (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

VLORË/ Atentati me tritol ndaj biznesmenit, Policia: Ai do të vritej në ecje (DETAJET)

18 December, 2017 g.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesmeni ndaj të cilit u bë atentati Endrit Sadedini

Autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese në makinën e biznesmenit Endrit Sadedini kanë pasur qëllim vrasjen e tij.

Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët hetimorë në vendin e ngjarjes, pasi konstatuan se në mjetin e 30- vjeçarit ishte vendosur një sasi prej 500 gramë tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte vdekjen e sigurt të shënjestrës.

Fatmirësisht, Sadedini e ka pikasur në kohë pakon e dyshimtë dhe njoftoi policinë.

 

 

***

HETIMI I POLICISË

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, 30- vjeçari është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet që ai mund të ketë për sasinë e lëndës plasëse në mjetin e tij. Por, sipas të dhënave, ai nuk ka dhënë emra të dyshimtë duke deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.

“S’kam pasur konflikte të mëparshme dhe as kam hasmëri me persona të tjerë. Nuk kam marrë ndonjë kërcënim gjatë kësaj periudhe, ndaj nuk di se ku mund të dyshoj. Pres që të jeni ju të policisë që të zbardhni të plotë ngjarjen”, ka deklaruar para grupit hetimor Sadedini.

Të premten në darkë, specialistët e Njësisë Speciale Antieksploziv të ardhur nga Tirana kanë kryer shpërthim të kontrolluar, ndërsa pikërisht nga këta të fundit është konfirmuar se sasia e pakos me lëndë eksplozive (tritol), ishte në një sasi rreth 500 gramë.

TRITOLI I VËNË

Lënda ishte punuar në mënyrë artizanale, teksa bomba ishte lidhur me një celular dhe më pas ishte mbështjellë me një qese të zezë duke ia vendosur automjetit tip “Benz” me targa AA 233 0X në pronësi të 30-vjeçarit Sadedini.

Po verifikohet tashmë edhe celulari i lidhur me bombën dhe karta SIM, e cila sipas uniformave blu rezulton të jetë blerë në tregun e zi. Grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërsa konfirmohet se është shtatë numri i personave të shoqëruar deri më tani në polici.

Burime nga grupi hetimor kanë saktësuar se veç shoqërimit të shtatë personave, për të marrë të tjera detaje që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, apo identifikimin e autorit/autorëve, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit që është në pronësi të biznesmenit, por që ky i fundit rezulton se e ka dhënë me qira.

Në pamjet e siguruara dallohet një person, i cili i afrohet mjetit të biznesmenit rreth orës 16:45, kohë në të cilën mendohet se është vendosur lënda eksplozive, pasi rreth 30 minuta më vonë i riu ka lëvizur mjetin e tij dhe fatmirë- sisht ka ndjerë kur pakoja e dyshimtë ka rënë.

Në pamje sipas burimeve nga grupi hetimor dallohet një person, i cili është i pa maskuar, por identifikimi i tij mbetet i vështirë për momentin, për shkak të rrezes së kufizuar të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe errësirës në zonë./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas protestave Edi Rama takim në Bruksel me Mogherinin
Previous article FOTO/ Anullohet "Dance With Me", çfarë po ndodh në Tv Klan

g.autor

Postime të ngjashme

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim Aktualitet

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT