Luiz Ejlli ish dhëndri i Jozefinës ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel. Luiz ishte i ftuar për të folur rreth rikthimit të tij në muzikë. Si dhe çfarë ndodh sot me këngëtarin që nga “Ethet” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.
Gjatë emisionit Luizi është pyetur për lidhjen e tij me vajzën e Jozefina Topallit.
“Lidhja jonë ishte si një flluckë sapuni. U fry u fry dhe plasi”, është shprehur Luizi.
Gjithashtu ai ka sqaruar marrdhënien me vajzën Jozefinës të cilën e ka quajtur të dashur dhe jo të fejuar.
“Nuk kemi qenë të fejuar, ne ishim të dashur, pavarësisht kësaj do të ruaj respekt për prindërit e saj.”
Lusi ka sqaruar dhe statusin momental ku është shprehur se nuk është i lidhur, madje këtë situatë e ka mbyllur me të qeshur duke thënë se:“E kush na mer ne”.
Gjatë intervistës në Pasdite në TopChannel Luisi ka treguar nostalgji për Francën dhe vitet që kaloi atje.
Përgatiti AlpeNews.al





