Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga plazhi i Semanit në Fier.
Bregdeti i Fierit përbëhet oikërisht nga plazhet Seman dhe Darëzezë, ku ne kemi zgjedhur tiu sjellim një nga këto plazhe në një ditë të premte si e sotmja, prag fundjave.
Pushuesit nuk kanë hezituar të arratisen drejt Seman për të bërë plazh dhe shijuar rrezet e diellit në një ditë me temperatura shumë të larta si kjo e sotmja.
Pushuesit janë të shumtë dhe një pjesë e madhe e tyre ka zgjedhur që të “shfrytëzojë” rrezet e diellit për të bërë plazh deri në orët e vona të pasdites.
Mos të harrojmë që vetë kryeministri Rama në takimin e tij elektoral në Fier bëri premtin që në 4 vitet e ardhëshëm do të investohet duke fuqizuar potencialin e bregdetit të Fierit.
Madje deri në atë pikë sa plazhet e Fierit të konkurrojnë fuqishëm ato të Vlorës.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga plazhi Seman në Fier.
/AlpeNews.al





