Ambasada e Britanisë së Bashkuar në vendin tonë nëpërmjet një deklaratë thotë se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt.
“Gjithkush që angazhohet të dielën, në 30 qershor duhet të luajë rolin e tyre në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.
Çdo formë e nxitjes të dhunës është e papranueshme.
Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit“, thuhet në deklaratën e ambasadës.


