• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË DURRËS/ U kap me pistoletë nga kamerat filmike, Gjykata mbyll në qeli Bashkim Haxhinë
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË DURRËS/ U kap me pistoletë nga kamerat filmike, Gjykata mbyll në qeli Bashkim Haxhinë

28 June, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Durrësit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Bashkim Haxhinë, të arrestuar disa ditë më parë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Haxhia është ndaluar menjëherë pasi në pamjet filmike të sekuestruara nga policia në dobi të hetimeve që po zhvillon, lidhur me atentatin me armë ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, Haxhia shfaqet me një pistoletë në dorë. Për këtë fakt Haxhia është ndaluar dhe pak ditë më parë gjykata e Durrësit ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të.

Të dy objektivat e atentatit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ishin duke udhëtuar në makinën tip “Range Rover” me targa “AA 005 MJ”, ku së bashku me Meçaj dhe Dervishaj, në makinë me ta, në sediljen e pasme ka qënë dhe Bashkim Haxhia, një personazh tjetër i botës së krimit dhe që njihet si pjesë e grupit të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, por dhe anëtar i bandës së Durrësit. Julian Meçaj ndodhej në timon ndërkohë në sediljen e parë ndodhej Plaurent Dervishaj, mik dhe i afërm i Lulzim Berishës, por marëdhënien mes tyre kohet e fundit mësohen të jenë ftohur. Ndërsa në sediljen e pasme ndodhej një personazh tjetër i botës së krimit, Bashkim Haxhia, i ekstraduar para disa vitesh nga Italia dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vite burgim. Nga të shtënat me armë Plaurent Dervishaj ka marë vetëm një plumb në këmbë, ndërsa tre plumba ka marë miku i tij Julian Meçaj, i cili ndodhet nën trajtimin mjekësor të mjekëve në Tiranë. Dy autorët kanë qëlluar mbi 45 plumba por asnjëri prej tyre nuk e ka kapur, pasi Haxhia ka mundur të dalë nga makina. Meçaj dhe Dervishaj kanë reaguar menjëherë ndaj krismave të para, duke u strukur poshtë kroskotit të “Range Rover”.

Ndërsa miku i tyre Bashkim Haxhia, që ndodhej në sediljen e pasme, ka dalë nga automjete dhe ka qëndruar për disa sekonda i fshehur pas murrit. Sapo dy autorët kanë ndaluar zjarrin me dy automatikë AK 47, i vetmi që ka reaguar ka qënë Bashkim Haxhia, i cili del nga pozicionimi tek murri dhe pozicionohet nga pas makinës “Range Rover” dhe më pas vrapon me një pistoletë në dorë, në ndjekje të makinës tip BMË, prej nga qëlluan dy autorët. Kapja e tij nga kamerat e sigurisë me një pistoletë në dorë, ka bërë që policia e Durrësit të arrestojë Bashkim Haxhinë, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Në këtë atentat Haxhia nuk ka marë asnjë plumb. Bashkim Haxhia, është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim i akuzuar për vrasje, katër rrëmbime personi dhe grabitje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKE ROÇI DHE ERJOLA SULEJMANI/ Heqin reçipetat dhe dalin fushë (FOTO)
Previous article ALKETA VEJSIU/ Na habit të gjthve me rroba banjo (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT