Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në Trip Advisor.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme. Sot jemi fokusur tek Pazari I Ri, një nga zonat e Tiranës, që përveçëse funksionale është edhe atraktive, ku shpesh përdoret si vend-xhirim I vidioklipeve apo seteve të ndryshme atraktive.
Turistët e kanë prnuar shpesh që iu pëlqen mënyra se si është ndërthurur arkitektura e Pzarit të Ri në Tiranë, duke qenë tërheqëse për syrin e tyre, por jo vetëm.
Këru bën pjesë edhe një turist nga Austria I cili e konsideron atë si një zonë të bukur me shumë bare dhe çmime të lira.
Nuk mungon komenti i një shqiptari I cili është shumë i pa kënaqur me çmimet duke i quajtur ato katastrofë.
Komenti i një turisti austriak:
“Zonë e bukur me shumë bare dhe shërbime. Ushqimi dhe birra janë shumë të lira. Tregu është shumë i këndshëm dhe i gjallë.”
Ndërkohë komenti i një shqiptari:
“Çmimet janë katastrofë. Ke frikë të blesh apo te ulesh ne nje nga restorantet aty.
Nuk jemi si ju te huajt qe keni leke dhe nuk e keni problem. Pa harruar eren e tmerrshme të peshkut, që të mbyt”.
/AlpeNews.al


