“Gol nga Strasbourg”- shkruan deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në Facebook në një foto me koleget, Klotilda Ferhati dhe Eglantina Gjermeni. Bashkangjitur fotos, Bushati gjithashtu ka postuar edhe njoftimin nga faqa zyrtare e Këshillit Europian ku thuhet se po ndiqet nga afër situata për zgjedhjet e 30 qershorit, të bëhen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet relevante ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë: Ne ndjekim nga afër situatën përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të bëhen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet relevante ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontekst, ne kujtojmë marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të besueshme të Këshillit të Evropës me OSBE / ODIHR, i cili ka vendosur një mision vëzhgimi afatgjatë në Shqipëri. — in Strasbourg, France. Lexo.al/


