Mendohet se nga takimi i sotëm në presidencë me Bashën, dhe më pas me krerët e partive të tjera në vend, do të dalë një datë e re zgjedhjesh. Pyetur lidhur me këtë vendim, Rama tha se sërish ky vendim do të ishte “nul”, pasi i vlefshëm është vetëm dekreti i parë i presidentin, jo zhdekretimi i tij, e aq më tepër caktimi i një date të re.
“Sa për datë të re, ai mund të bëjë ç’të dojë, po do jetë nul. Kot e ka, këtu ka institucione. Presidenti s’ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës por kur Kushtetutën e lexon në filxhan…”,tha Rama.


