Kur presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim 20 minutësh me kreun e PD-së Basha, nga kafja me banorët, Rama ka komentuar qëndrimin e tij në këtë krizë politike, sipas së cilit nuk është aspak i paanshëm. Ai tha se Meta ka marrë drejtimin e opozitës, duke qenë se kjo e fundit tashmë ka dështuar.
“Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri”, tha Rama.


