• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA E REFUZOI/ Meta i përpiktë, shkon në Presidencë në 05:00 të mëngjesit
Home
Politikë

RAMA E REFUZOI/ Meta i përpiktë, shkon në Presidencë në 05:00 të mëngjesit

27 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka nisur lëvizjet dhe po përpiqet të ulë në tryezë mazhorancën dhe opozitën. Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e Presidencës duke nisur nga ora 09:00.

Mbrëmjen e djeshme, Kreu i Shteti iu drejtua me një letër edhe kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkoi takim me qëllim tejkalimin e krizës politike, por shefi i qeverisë mohoi në formë kategorike ftesën e kreut të Shtetit, Ilir Meta me arsyetimin se është i zënë me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar menjëherë ftesën e te parit të Republikës, ndërsa lajmi u konfirmua të mërkurën në mbrëmje nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Takimi Meta-Basha pritet të mbahet më ambientet e Presidencës duke nisur nga ora nëntë.

Kriza dhe mungesa e dialogut ka shqetësuar prej kohësh kreun e Shtetit, i cili nuk ka reshtur së kërkuari për palët që të ulen në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje për evitimin e kësaj krize. Gjithsesi presidenca  me një reagim të dytë, ditën e djeshme, sqaroi se është e gatshme të presë kryeministrin deri sa ky i fundit të gjejë kohën e nevojshme për t’u paraqitur në ambientet e Presidencës.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e presidencës që në orën 05:00 të mëngjesit, duke i qëndruar besnik orarit, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe në letrën dërguar dje kryeministrit Edi Rama. “BalkanWeb” ka siguruar videon gjatë momentit kur i pari i Republikës futet në ambientet e Presidencës.

Reagimi i presidencës:

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIKUSH TË THËRRASË MAESTRO KACINARIN"/ Albana Osmani bën duet me Bebe Rexhën (FOTO+VIDEO)
Previous article "A DO TË PAJTOHESH ME AGRON LLAKAJ?" Rudina Dembacaj çudit me përgjigjen e saj (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT