• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NUK PENGOHEN NGA PJESEMARRJA/ Fitues ai qe renditet i pari me vota në listën e kandidatëve
Home
Politikë

ZGJEDHJET NUK PENGOHEN NGA PJESEMARRJA/ Fitues ai qe renditet i pari me vota në listën e kandidatëve

27 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Tradicionalisht zgjedhjet lokale në Shqipëri kanë shënuar një numër të ulët në pjesmarrje. Marrë në konsidetarë situatën e tensionuar politike në të cilën zhvillohet lokalet e 30 qershorit, pa pjesëmarrjen e opozitës, dhe thirrjet e kryedemokratit Lulzim Basha për bojkotin e tyre, pjesëmarrja qytetarëve me të drejtë vote, është e veshur me shumë pikëpyetje.

Por sa do të mund të ndikojë në njohjen e këtyre zgjedhjeve një pjesëmarrje e ulët? Bledar Skërnderi, antar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve shpjegon se cfarë parashikon kodi zgjedhor për pjesëmarrjen.

“Me dispozitat aktuale që ka kodi zgjedhor nuk ka prag pjesëmarrje që zgjedhjet të quhen të vlefshme. Kodi zgjedhor nuk ka kufi as për pjesëmarrje dhe as për përqindjen e votave që merr kandidati fitues. Mjafton që ai të renditet i pari në listën sipas klasifikimit”, thotë Skënderi.

Edhe anëtarët e Komisionit Parlamentar të ligjeve të intervistuar nga Top-Channel nuk shikojnë asnjë problem me pjesëmarrjen.

“Nuk e kemi as në Kushtetutë dhe as në Kodin Zgjedhor të sanksionuar sa përqind e zgjedhësve duhet të marrin pjesë.

Nga pikëpamja praktike besoj se njerëzit do të vinë në zgjedhje pamvarësisht problemeve që ka sot Shqipëria. Keni parasysh që janë zgjedhje administrative lokale që përgjithësisht dhe unë kam një eksperiencë të gjatë të këtyre zgjedhjeve dhe në përgjithësi ato edhe kur ka qenë PD në votime përqindja ka qenë shumë e ulët në raport me pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare”, thotë Bashkim Fino, deputet i PS.

“Nuk ka përcaktime në kodin zgjedhor as në Kushtetutë për rrjedhojë kështu që teorikisht sikur 5 vetë të shkojnë në votime dhe të votojnë pro kandidatit konsiderohet fitues”, thotë Spartak Braho, deputet i PS.

“Nuk ka asnjë pengesë ligjore që të përcaktojë kufizime si kushtetuese apo në ligjin zgjedhor për numrin e pjesëmarrësve në votime.

Gjithçka që lidhet me numrin e votuesve pjesëmarrës ne votim lidhet me retorikën politike që mendoj se do të jetë pas realizimit të procesit zgjedhor. Për mua s’ka asnjë problem pasi të gjithë shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën për të votuar”, thotë Adnor Shameti, deputet i PS.

Pjesëmarrja ka rëndësi vetëm në rastet e votimit të një refendumi ku përcaktimet janë të sanksionura në ligjin 7866 të vitit 1994 dhe atë 8416 të vitit 1998.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA E REFUZOI/ Basha pranon ftesën e Metës, sot në 09:00 në Presidencë
Previous article “ELBASANI E BËRI FORA PO JU?” Vlora i përgjigjet Ramës: Ne do ta bëjmë tërmet!

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT