• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ja kush janë shqiptarët e bandës që planifikonte ‘grabitjen e shekullit’
Home
Aktualitet

Ja kush janë shqiptarët e bandës që planifikonte ‘grabitjen e shekullit’

9 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Policia italiane dhe ajo gjermane, pas një operacioni të përbashkët në provincat e Salernos, Napolit, Foggias, Veronës dhe në landin e Rheinland-Pfalz në Gjermani, kanë arrestuar 19 persona. Për nëntë prej të cilëve është vendosur arresti me burg, arrest shtëpie për tetë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për dy të fundit.

Shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit “Last Day” janë dy: Loren Huqi dhe Erand Sallaku. Dy 34-vjeçarët janë lënë në burg.

Operacioni i përbashkët ka shpartalluar grupin kriminal që grabiste furgonët e transportimit të sendeve me vlerë dhe të instituticione kredish. Të arrestuarit janë italianë nga zonat e lartpërmendura dhe shqiptarë. Për realizimin e goditjeve, grupi ka përdorur edhe armë luftarake.

Hetimet nisën në shkurt, pas grabitjes së një furgoni sendesh me vlerë në Fisciano (provinca e Salernos). Hetuesit arritën të rindërtonin strukturën organizative, dinamikën e grupit kriminal dhe identifikuan secilin prej elementëve.

Grabitja e shekullit

Në planet e grupit bënte pjesë edhe një sulm i armatosur në Gjermani, i parandaluar nga policia gjermane pas sinjalizimit nga hetuesit italianë. Nëse ndodhte, grupi do të shtine në dorë miliona euro, duke realizuar “grabitjen e shekullit”, raporton il messaggero.

Autoritetet e dy vendeve kanë koordinuar operacionin që është vënë në zbatim sot në mëngjes e që ka dokumentuar përgjegjësinë e të hetuarve për pesë grabitje (si edhe një e mbetur në tentativë), edhe me përdorimin e armëve luftarake, si Kallashnikov, në provincat e Salernos, Avellinos, Foggias e Napolit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Drejtoresha e tatimeve: Ja bizneset që përjashtohen nga kontrolli
Previous article Merkel: Ja sa refugjatë mund të hynë në Gjermani

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT