• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
ANKTH TE MANÇESTER SITI/ UEFA përgatit vendimin. Gati përjashtimi i kampionëve të Anglisë
Home
Futboll

ANKTH TE MANÇESTER SITI/ UEFA përgatit vendimin. Gati përjashtimi i kampionëve të Anglisë

26 June, 2019 enxhi.autor Futboll, Sport

Afrohen afatet e vendimit të UEFA-s për çështjen e dënimit të Mançester Sitit për shkeljen e “Fair Play-t Financiar”.

mancester siti

 

Me vendimin që pritet të jepet së shpejti, i cili me shumë mundësi do të jetë një përjashtim për një sezon nga kompeticionet europiane për kampionët e Anglisë, “DailyMail” ka bërë një speciale, në të cilën analizon se nuk do të jetë vetëm skuadra e Guardiolës ajo që do të preket nga beteja e fundit e klubit anglez me UEFA-n.

guardiola

PËR ÇFARË AKUZOHEN?

Në nëntor të 2018-ës, e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” publikoi disa emaile me burim platformën “Football Leaks”, që tregonin për kontrata sponsorizimi fiktive me kompaninë ajrore të Emirateve, “Etihad”, për të maskuar investimet direkte të pronarit, sheikut Mansur.

mancester siti

Në një e-mail thuhej se nga një kontratë sponsorizimi prej 67.5 milionë paundësh, mes Sitit dhe “Etihad” për sezonin 2015-16, vetëm 8 milionë paund ishin derdhur direkt nga llogaria e kompanisë së fluturimit, sepse 59.5 milionët e tjera vinin nga Grupi “Abu Dhabi United”, kompania e Mansurit, e cila administron klubin e Sitit.

KU QËNDRON PROBLEMI?

Siti ka mashtruar UEFAn, duke thyer rregullat e “Fair Play-t Financiar” për limitin që klubet mund të shpenzojnë, duke injektuar miliona ekstra artificialisht, për shmangur kontrollin financiar. Siti këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe i ka paraprirë vendimit duke e dërguar çështjen në KAS për ta rrëzuar. Megjithatë, kjo nuk e pengon UEFA-n që të dalë me vendimin e saj, i cili në rastin më të keq do jetë përjashtimi i klubit nga Champions-i për një sezon.

ÇFARË NDODH MË PAS?

Ky është një lajm i mirë për të paktën një klub rival anglez. Për shkak të proceseve të gjata gjyqësore, Siti mund ta shlyej përjashtimin nga kompeticioni jo këtë sezon, por atë të pasardhës (2020-2021). Dhe nëse kjo ndodh, atëherë skuadra e radhës më poshtë në renditje në Premier Ligë i zëvendëson ata: me renditjen e sezonit aktual është Arsenali i vendit të pestë që duhet të shkojë në Champions.

Siti

Kjo do të thotë se do të hapet edhe një vend ekstra në Ligën e Europës. Megjithatë, këto janë vetëm skenarë me sikur. Në maj, vendimi i UEFA-s pritej të ishte çështje ditësh. Por tani ka kaluar një muaj më shumë dhe duke qenë se “qytetarët” e kanë dërguar edhe çështjen në KAS, kjo betejë ligjore pritet të shtyhet përtej kësaj vere.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKROI ME LEVË GRUAN/ Rrëfehet 56-vjeçari nga Babica: E vrava se më tradhtonte
Previous article “JAM PËRPJEKUR TA MBAJ PRIVAT"/ Endri Fuga flet për zgjedhjet: E diela është shumë e rëndësishme (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT