Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga plazhi i Jalës.
Jala mbetet një prej destinacioneve të preferuara turistike për shumë shqiptarë dhe të huaj. Vlen të theksohet që vendasit shpesh bëjnë edhe pushime ditore, ndryshe nga të huajt të cilët pushimet i “shtrijnë” në intervale kohore të gjata.
Përveç shtëpive dhe hoteleve, zona ka edhe disa kampingje me çadra, ku çmimet janë më të lira.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga plazhi i Jalës
Uji i detit Jon në këtë plazh jo shumë larg Dhërmiut është i kulluar dhe bluja mahnitëse të merr sytë në
këtë peizazh tipik mesdhetar
Për ata që nuk duan të kalojnë vetëm një ditë pushimi duke u rrezatuar dhe kriposur, apo duke provuar specialitetet e gatimeve të detit, ka edhe varacione kulturore.
/AlpeNews.al






