• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD NË ZI!/ Ndahet nga jeta themeluesi i partisë, Basha: Pishtari i Demokracisë
Home
Politikë

PD NË ZI!/ Ndahet nga jeta themeluesi i partisë, Basha: Pishtari i Demokracisë

25 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se është ndarë nga jeta Sejdin Peka.

Basha e ka cilësuar Pekën si një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe pishtarin e demokracisë.

Basha ndër të tjera shkruan se “Sejdiu nuk e njohu për së gjalli të atin, heroin e tij, por eci në gjurmët e tij dhe ishte një luftëtar i paepur për demokracinë që në fillim, në Qarkun e Kukësit”.

Postimi i Bashës:

Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, themeluesit të Partisë Demokratike, Pishtarit të Demokracisë, luftëtarit të paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistit shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Sejdiu ky pinjoll i një prej familjeve të mëdha që kurrë nuk u pajtuan me diktaturën dhe bënë çmos që t’ja shkurtonin jetën asaj, i dha dinjitet qëndresës 50-vjeçare të shoqërisë shqiptare kundër një prej regjimeve më të egra të planetit. I biri i luftëtarit të njohur të kompanisë famëmadhe 4000, Iljaz Pekës, Sejdiu e kaloi gjithë fëmijërinë e vet në kampe internimi dhe u rrit me atdhedashurinë e panjollosur nga propaganda e diktaturës.

Nën shënjestrën e makinerisë së dhunës që diktatura kishte ngritur në të gjithë vendin, familja e Sejdi Pekës ishte viktimë e luftës së klasave dhe vetë Sejdiu një pjesë të të rëndësishme të jetës e kaloi në kampet e internimit. Kam lexuar me mallëngjim përgjigjen që nëna e Sejdiut u dha oficerëve të Sigurimit, kur i kërkonin të thoshte se ku e kishte të shoqin dhe se si do t’i rriste fëmijët, pa patur as të drejtën e tallonit të bukës: “Fëmjët e Iljaz Pekës unë do t’i rris edhe në majën e atij lisi” ju është përgjigjur kjo heroinë e qëndresës ndaj diktaturës kasnecëve të Sigurimit.

Sejdiu nuk e njohu për së gjalli të atin, heroin e tij, por eci në gjurmët e tij dhe ishte një luftëtar i paepur për demokracinë që në fillim, në Qarkun e Kukësit.

Pishtari i Demokracisë Sejdi Peka nuk pushoi së angazhuari edhe pas 1990-s në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke spikatur në betejat e tij mediatike për dekomunistizimin e shoqërisë, kryesisht në apelet për hapjen e dosjeve të komunizmit si dhe largimin nga administratave të të gjithë atyre që kishin milituar në mekanizmat e diktaturës së dhunës.

Drejtues shumëvjeçar i degës së kryeqytetit të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Sejdi Peka nuk reshti së angazhuari në të gjitha betejat e shoqërisë kundër tentativave për restaurimin e trashëgimisë diktatoriale dhe kthimin në pushtet të brezit të dytë të pinjollëve të diktaturës. Qindra shkrime botoi Sejdi Peka kundër ringjalljes së nostalgjisë për komunizmin dhe diktaturën dhe ky kontribut është një amanet që ai na lë të gjithëve, që ne të bëhemi barrikadë kundër këtij rreziku.

Me ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, familja humbi njeriun e dashur, Partia Demokratike një veteran të aktivizmit politik, mediat një aktivist të palodhur, kurse shoqëria një zë të pavarur. Por trashëgimia e tij publicistike do na shërbejë të gjithëve si një leksion që do t’i kthehemi sa herë metastazat e diktaturës do të kërkojnë të rifitojnë dukje publike. U prehtë në paqen e amëshuar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKANON" PËRFORCIMIN E RI PËR EKIPIN/ Zidane kërkon të blejë në verë lojtarin e Napolit...
Previous article "NDRYSHON LËKURË" PËR SEZONIN E RI/ Inter prezanton fanellën e dytë, ja ngjyra e çuditshme (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT