Me përfundimin e fazës së grupeve, janë përcaktuar edhe 4 çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës. Brazili dhe Argjentina kanë “peshkuar” skuadra të lehta në letër, teksa do të përballen respektivisht me Paraguajin dhe Venezuelën.
Përballje tepër interesante pritet të jetë ajo mes Kolumbisë dhe Kilit, ndërsa Uruguai i Tabarezit do të sfidojë Perunë. Sfidat çerekfinale do të zhvillohen në datat 27-29 qershor.
Në rast kualifikimi, Brazilit dhe Argjentinës do të përplasen së bashku në raundin gjysëmfinal të Kupës së Amerikës, teksa pritet një duel i zjarrtë mes 2 pretendetenteve kryesore.


