Pas protestës së dhunshme të sotme, policia e shtetit jep bilancin e të lënduarve.
Njoftimi i policisë
Gjatë protestës së sotme të opozitës të zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekesore 6 punonjës policie, konkretisht:
O.M, V.T dhe M.A, efektiv policie te Forca e Posaçme ‘Shqiponja’.
N.K, E.X dhe D.B, efektivë policie të Komisariatit të Policisë nr 1, nga të cilët dy prej tyre femra.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon verifikimet për identifikimin e gjithë personave, të cilët kanë ushtruar dhunë gjatë protestës.


