Me rrëzimin e padisë së Partisë së Unitetit Kombëtar, të z. Idajet Beqiri për tu çregjistruar nga procesi, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar automatikisht edhe dekretin e Presidentit të Republikës për 30 Qershorin!
Ky vendim i gjykatës, hedh poshtë përfundimisht të gjitha dilemat rreth mbajtjes ose jo të zgjedhjeve, duke i dhënë legjitimitet të plotë garës për krerët e rinj të 61 bashkive, që zhvillohen këtë të dielë në Shqipëri.
Në këtë mënyrë janë rrëzuar zyrtarisht edhe përpjekjet e Ilir Metës edhe ato të “Opozitës së Bashkuar” për ta çbërë 30 Qershorin.
/Marrë nga Alfred Pez@ blogu personal


