• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E RRALLË/ Miqësia vëllazërore e dy shokëve që nuk e vrau as komunizmi
Home
Sociale

HISTORIA E RRALLË/ Miqësia vëllazërore e dy shokëve që nuk e vrau as komunizmi

23 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

I ardhur enkas nga Australia e largët, Ideali do të rrëfejë historinë e dhimbshme të internimit gjatë komunizmit dhe arratisjen e guximshme para 36 vitesh. Ndër kujtimet më të bukura që ruan nga ajo kohë është miqësia me shokun e ngushtë të cilin se ka takuar që nga 1994-a.

Dy shokë si dy vëllezër janë ritakuar pas 25 vitesh në studion e “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan. Për herë të parë që prej kohës së arratisjes gjatë komunizmit, Ideali e kishte takuar shokun e tij të ngushtë Admirin sapo kishte hyrë demokracia, në vitin 1993-94. Rrugët e tyre ishin ndarë shumë vite më parë, njëri në Australi e tjetri në Bilisht, por kujtimet vazhdonin të mbeteshin njëlloj të bukura. Një miqësi vëllazërore që kishte nisur në kohën kur Ideali dhe familja e tij shikoheshin si “armiq” e “rrezik” potencial për shoqërinë. Por kjo nuk e kishte penguar Admirin dhe familjen e tij që t’i hapnin derën e ta mirëprisnin si djalin e tyre. Kjo damkë e përndjekjes e kishte shoqëruar Idealin qëkur ishte një fëmijë 8 vjeç pasi i ati i vënë në shënjestër të regjimit komunist për qëndrimet e tij kundër sistemit u detyrua të arratisej jashtë Shqipërisë. Që nga viti 1956 e më pas, kalvari i vuajtjeve për familjen Cane nuk kishte të mbaruar.

Katër anëtarët e mbetur të familjes internohen në Lushnje, ku më i vogli sapo kishte mbushur 1 vjeç. Atje Ideali kaloi fëmijërinë e tij mes vuajtjeve dhe lotëve të së ëmës e cila përveç ikjes së bashkëshortit duhej të përballonte e vetme rritjen e tre fëmijëve. Herë pas here, Ideali shkonte tek dajat në Bilisht ku filloi dhe shkollën dhe aty zë vend dhe njohja me Admirin, shokun e ngushtë.

Duke e ditur “njollën në biografi” që mbante mbi supe, ai e tregon me nostalgji dhe me respekt të madh faktin që Admiri dhe familja e tij e pranuan të futej në shtëpinë e tyre. Në vitin e fundit të maturës, Ideali rikthehet sërish në Lushnje dhe pas pak kohësh u mbaron periudha e internimit. Kthimi në vendlindje në Bilisht ishte më i vështirë se internimi. Për 17 vite, Ideali thurrte ëndrra për t’u arratisur pasi jeta po u bëhej gjithnjë e më e pamundur dhe rreziku për një internim të dytë ishte thuajse i sigurtë.

Më në fund, në mesnatën e 25 Qershorit të vitit 1983, Ideali së bashku me një grup prej dhjetë personash kaluan kufirin duke improvizuar një shkallë që kapërcente lartësinë e klonit elektrik. Pas 28 vitesh, Ideali bashkohet me babanë në Melburn të Australisë. Duhej të kalonin dhe shtatë vite të tjera që perdja e hekurt e komunizmit të binte dhe e gjithë familja të bashkohej në kontinentin e largët.

Në vitin 1993, Ideali vjen për herë të parë në Shqipëri që prej kohës kur ishte arratisur. Natyrisht që takimi me shokun e tij të ngushtë duhet të ketë qenë mallëngjyes por jo sa ky takim i dytë pas 25 vitesh. I ftuar në studio tek “Ka një mesazh për ty”, Admiri nuk ka arritur ta njohë menjëherë shokun e tij të fëmijërisë derisa ky i fundit ka buzëqeshur. Ideali ka patur dhe një mesazh falje për mikun e tij me të cilin nuk arriti të bëhej dot krushk përpara disa vitesh e as t’i jepte një përgjigje sepse fatet e fëmijëve të tyre ishin vendosur ndryshe pavarësisht dëshirës së mirë. Kjo e kishte mbajtur pezull miqësinë e tyre pasi Ideali mendonte se Admiri i mbante mëri që nuk i kishte kthyer përgjigje për dëshirën për t’u bërë krushq por e kishte kaluar në heshtje. Gjithçka është mbyllur me një përqafim të ngrohtë si mes vëllezërish duke bërë që të përlotë publikun e pranishëm në studio. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUANA VJOLLCA IKËN PRAPË ME PUSHIME/ Lori Hoxha i kthehet keq: Po ça... (FOTO)
Previous article SI TA KUPTONI? Nishanet mund të kthehen në kërcënim serioz për jetën tuaj dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT