Ish- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji publikon në rrjetin e tij social, foton me ish deputetin Bardh Spahia, i cili gjendet ne gjykatën e Shkodrës në pritje të masës së sigurisë.
Ndonësë ish deputeti është munduar të shprehet entuziast në foto gjendja e tij nuk duket aspak e mirë. Vihet re se veshja e Bardh Spahisë është e njëjtë me atë të ditës së arrestimit, ç’ka të lë të nënkuptosh se ai nuk është takuar me asnjë prej familjarëve, nga momenti i shoqërimit në policinë e Tiranës e më pas në atë të Shkodrës. Ndërkohë Salianji në postimin e tij thekson se Bardh Spahia është një i burgosur politik i 2019.
“Me Bardh Spahinë, i burgosur politik i 2019! Çdo regjim në agoninë e vet bën marrëzi! Rama ndërton strategji me arrestin e përfaqësuesve politikë të opozitës dhe me këto strategji te dala boje kërkon të provokojë opozitën dhe shoqërinë për konflikt!”, shkruan Salianji.
Ndërkaq, ka nisur seanca për ish-deputetin dhe pritet nëse do lërë qelinë apo do qëndrojë në burg.


