Opozita sonte në orën 20:00 do të zhvillojë protestën e nëntë kombëtare përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Tubimi vjen në një situatë tejet të tensionuar pas nxjerrjes së përgjimeve nga gazeta gjermane Bild dhe sulmeve ndaj KZAZ-ve nga zyrtarë të bashkive të drejtuara nga opozita dhe militantët, ndërsa shumica shprehet e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta anuloi dekretin për 30 Qershorin.
***
Opozita paralajmëron se do të protestojë mbrëmjen e sotme deri në mesnatë. Ajo ka kërkuar leje për të mbajtur tubimin e saj, por policia i ka dhënë leje deri në orë 22:00, pra për dy orë.


