Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në Trip Advisor.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme.
Sot kemi përzgjedhur komente me në fokus “Sheshin Skënderbej”, ku një turisteje frenceze i ka bërë përshtypje fakti se sheshi qëndror i Tiranës është gjithmonë me aktivitete, madje natën ndonjëherë nuk mungon as muzika.
Gjithashtu ajo shton se i kishte pëlqyer mënyra se si shqipatrët hsëtisin përgjatë mbrëjeve me familjarët dhe fëmijët.
Nuk mungon komenti i një shqiptrai në “Trip Advisor” i cili nënvlerëson sheshin Skënderbej duke e konsideruar atë si një arkitekturë pa kuptim dhe që nuk ka lidhje me sheshet e tjera europiane.
Komenti i një turistje franceze:
Sheshi është gjithmonë plot me aktivitete. Ndonjëherë edhe muzikë gjatë natës. Më pëlqen mënyra se si shqiptarët ecin rreth mbrëmjes së hershme pas punës me familjet dhe fëmijët.
Ndërkohë komenti i një shqiptari që lidhet me kontekstin e komentit të mësipërm:
Sheshi me arkitetkturë pa kuptim në gjithë botën. Nuk krahasohet me sheshet europiane. Mjafton të shohesh pllakat me ngjyra pa lidhje. Edhe për vitin e ri aty dalin të gjithë bizneset që kanë lidhje me bashkinë.
/AlpeNews.al


