Veç zgjedhjeve të 30 qershorit, një tjeter zhvillim mjaft i rendesishëm muajt e fundit ka qenë edhe lobimi i Partise demokratike në SHBA me para ruse.
Vetë kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzohet për vepra penale të parashikuara nga nenet 287/ç dhe 190/3, që kanë të bëjnë me “pastrim parash” dhe “falsifikim dokumentesh”.
E megjithatë, Basha nuk eshte i vetmi mes demokratëve që kanë patur e kanë ende probleme me drejtësinë. Vetëm disa dite me pare, ish deputeti i PD, Bardh Spahia u arrestua pas perplasjeve të dhunshme në KZAZ e Shkodres për pengimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Si mëposhtë, AlpeNews.al rendit ish deputetët e PD, të udhehequr edhe ne kete rast Basha, që kanë probleme me drejtesine.
Lulzim Basha
Toyota Yaris- Një nga ngjarjet që tronditi politikën në Shqipëri ishte kapja e një sasie të mëdha parash në një makine Toyota Yaris. Kjo çështje po hetohet në Shqipëri, por edhe në Belgjike dhe një gjykate belge i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të pyesë për llogari të saj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga e kishte mësuar informacionin për makinën me para.
Bardh Spahia
Ish deputeti i PD, Bardh Spahia lidhur me përplasjet dhe zjarrin në një prej klasave të shkollës “Shejnze Juka” ku ishte vendosur njëra prej KZAZ-ve në Shkodër. Aty u dogjën materialet zgjedhore.
Ndalimi i tij u bë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 19 qershorit teksa po shkonte në një studio televizive.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.
Sot atij iu dha masa “arrest shtëpie”.
Arben Ristani
Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, mesditën e së martës u paraqit në Prokurori ku iu komunikuan akuzat për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash për kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edi Paloka
29.11.2000- Arrestim në flagrancë
30.11.2000- Akuza: Miting i paligjshëm dhe kundërshtim i policisë. Vendimi i Gjykatës: Arrest me burg me afat 10 ditor.
5.6.2015- I dënuar nga Gjykata e Lartë për shpifje.
24.05.2017- I dënuar nga Gjykata e Lartë për shpifje
31 Janar 2018- Një hetim për pastrim pasurie nga ana e Prokurorisë ka zbuluar disa pasuri të dy nënkryetarit të Partisë Demokratike.
Gjatë një hetimi të Prokurorisë së Lezhës për disa transferta me shifra të mëdha bankare nga ana e një shtetasi suedez drejt një familje shqiptare dhe blerja e disa pronave nga kjo e fundit, ka rezultuar se familja lezhjane ka blerë edhe 2 apartamente të ish deputetit Edi Paloka.
Klevis Balliu
Arrestohet ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu për organizimin e tubimeve të paligjshme, bllokim të rrugës dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.
Balliu u shoqërua nga forcat Shqiponja ndërsa në momentin që ai po futej në furgonin e policisë ka bërë rezistencë. Për pasojë është thyer edhe xhami i furgonit, që Balliu e shfrytëzoi si një “dritare” për të dalë me gjysmën e trupit duke bërë simbolin e PD-së, dy gishtat.
Pas protestës së opozitës, 6 ish-deputetë të PD-së nën hetim për “dhunë ndaj efektivëve të policisë
Ish-deputetët, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj.
6 ish-deputetët demokratë po hetohen lidhur me ngjarjen e ndodhur më 16 shkurt 2019, kur pas protestës së opozitës jo parlamentare përballë Kryeministrisë, ish-deputetët hynë forcërisht brenda ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar me dhunë lirimin e militantëve që u shoqëruan nga efektivët e policisë pas akteve të dhunshme gjatë tubimit.
Ervin Salianji
Kujtojme se edhe ish deputeti i PD, Ervin Salianji u thirr si i pandehur nga Prokuroria për kallëzim të rremë. Bëhet fjalë për dosjen e “Babales”.
Përgatiti: AlpeNews.al









