Avokati Maks Haxhia ka apeluar vendimin tek Gjykata e Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Haxhia thekson se sipas tij nuk ekziston rreziku që ish-ministri Tahiri të largohet nga territori shqiptar.
Madje sipas avokatit ish-ministri nuk ka për qëllim të prishë provat lidhur me masën e tij që është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda më përpara.
Paraditen e sotme Haxhia ka apeluar vendimin me qëllim shfuqizimin e masës së Gjykatës së Krimeve të Rënda lidhur me bllokimin e pasaportës së ish-ministrit Tahiri.
Prokuroria e Katanias ka mbyllur zyrtarisht hetimet për dosjen ‘Habilaj’ ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk bën pjesë tek personat që do të hetohen. Media italiane ‘Meridio news’ shkruajti ditë më parë se personat që do të hetohen drejtoheshin nga Moisi Habilaj, i cili ndodhet i në burg në Itali.
/ Përgatiti: AlpeNews.al



