• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH MILITANTËVE TË BASHËS/ Veliaj: A ia vlen që për bojën e flokëve të Bashës të bëni…
Home
Politikë

MESAZH MILITANTËVE TË BASHËS/ Veliaj: A ia vlen që për bojën e flokëve të Bashës të bëni…

20 June, 2019 Lubjana.autor Politikë

Kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj i bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që të distancohen nga dhuna. Duke folur nga njësia 11 në Laprakë ku bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër, Veliaj theksoi se 30 qershori duhet të jetë një ditë feste dhe një mundësi e re për familjet

Kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj i bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që të distancohen nga dhuna. Duke folur nga njësia 11 në Laprakë ku bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër, Veliaj theksoi se 30 qershori duhet të jetë një ditë feste dhe një mundësi e re për familjet.

“Në këto 10 ditë dua që secili prej jush të flasë me një të PD-së, të LSI-së, të PDIU-së. Bëjini një pyetje: A ja vlen që për banjon e 13-të të maces së Ilir Metës dhe Monikës të bëni 5 vjet burg? A ja vlen që për bojën e flokëve të Lulzim Bashës të bëni 5 vjet burg? A ja vlen që për botoksin e këtyre, që për fundjavat e këtyre, që për shopping-un e këtyre, që për makinat e këtyre të bëni 5 vjet burg, kur duhet të zgjidhni hallet e familjes tuaj?  Dua që secili prej jush ta bëjë këtë bisedë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati socialist u shpreh se  si Saliu edhe Meta janë ndër njerëzit më të pasur.

“Saliu dhe Ilir Meta kanë qenë tërë jetë deputetë, kanë qenë kryeministra, kanë qenë Presidentë dhe janë sot njerëzit më të pasur të Shqipërisë. Një gjë di t’ju them, Shqipëria nuk iu ka asnjë borxh këtyre dy personazheve. Në dallim nga ’97-a kur lamë politikën e këtyre njerëzve të na vërë që të vritemi me njëri tjetrin, ju themi ne jo nuk do vritemi me njëri-tjetrin, por ne do përqafohemi, do të dashurohemi, ne do respektohemi dhe ne do të votojmë në datë 30 qershor. Pyetja ime është, si do i shfrytëzojmë këto 10 ditë? Ftesa ime është që këto 10 ditë, secili prej jush të më japë një dorë, sa herë që keni pasur nevojë kemi qenë këtu për ju, por tani kam unë nevojë për ju, ka nevojë PS për ju”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR KRIMIT/ Salvini vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë
Previous article ALBANI ZBULOI SE DO TË BËHEN PRINDËR/ Flet Miriami: Tejkaloi çdo imagjinatë timen...(VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT