• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
OBJEKTE HISTORIKE/ Zbulimet e rralla që identifikojnë ilirët 2400 vjet më parë (FOTO)
Home
Kulturë

OBJEKTE HISTORIKE/ Zbulimet e rralla që identifikojnë ilirët 2400 vjet më parë (FOTO)

20 June, 2019 enxhi.autor Kulturë

Cila ishte kultura, veshja, vallet, mënyra e jetesës, që i dallonte ilirët nga kolonët grekë e romakë. Si dallohen portretet e burrave e grave ilire në objektet e zbuluara. Helmetat dhe maskat prej ari të zbuluara në Maqedoni. Besimi i aristokracisë ilire në prejardhjen mitike.

Sitet arkeologjike të realiteteve fisnorë të ilirëve na lejojnë të shikojmë, analizojmë, studiojmë edhe të kuptojnë disa aspekte të jetës të përditshme, sipas dëshmive që na kanë lënë. Në muzeume janë ekspozuar materiale të rëndësishme që na tregojnë për jetën e përditshme të realiteteve të lashta që përbënin Ilirinë.

Shumë nga skenat e rafiguruara në objektet e zbuluara vijnë nga varrimet, si për shembull enët me figura të kuqe, por edhe nga statujat apo strukturat e banimit, të cilat shpjegojmë aspektet e ndryshme të jetës në Iliri.

Enët me figura ndahen në dy kategori: 1) skenat me rafigurimin e mitit; 2) të jetës të përditshme. Pamjet e rafiguruara shpeshherë ndjekin shijet e njerëzve. Për të kuptuar këtë aspekt shumë interesante janë enët me figura të zeza në të cilat trajtojnë skena që lidhen me mitin. Si për shembull tematika e Gjigantomahia, dyluftimi midis perëndive me Titanët. Me shumë interes është skena e Athinasë e paraqitur në variantin promahos (luftëtarja) dhe gjigantit Enkelados.

Këto skena na lejonë të kuptojmë klasat sociale të shek. VI p. Kr. Nga pikëpamja historike, paraqitja e skenës sheh perënditë e reja si Zeusi kundër atyre të vjetër, siç janë Titanët.

Beteja e perëndive na tregon një ngjarje historike: ardhja e popullit të dorëve në Ballkanin e jugut. Dorët gjatë periudhës së epokës së Bronzit të fundit, në disa faza të alternuara u shkëputen nga zonat qendrore të Ilirisë, duke kaluar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, për të përfunduar pastaj në Greqi. Në disa raste lëvizja e tyre ishte një pushtim. Kjo lëvizje arriti në kohën e krizës të qytetërimit të Mikenas. Kriza e tyre, na është dhënë nëpërmjet tregimeve mitike të kthimit tragjik të “nostoís”, heronjve të luftës së Trojës, ose përmes dëshmive arkeologjike.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES NGA KEVIN PRINCE BOATENG/ Melissa Satta në një tjetër histori dashurie (FOTO)
Previous article PREZANTOHET SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Sarri i lumtur: Do jap gjithçka për këtë klub... (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT