• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LLAMPA, VENTILATOR E PAJISJE ELEKTRIKE/ Zbulohet laboratori i kanabisit në Tiranë, një në pranga tre në kërkim (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

LLAMPA, VENTILATOR E PAJISJE ELEKTRIKE/ Zbulohet laboratori i kanabisit në Tiranë, një në pranga tre në kërkim (VIDEO)

20 June, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Kronikë

Një person është vënë ne prangat e policisë së Tiranës ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura.

Në saj të operacionit të koduar “PREVENTION”,  në pranga ka rënë Xh.L, 25 vjeç nga Tirana ndërsa në kërkim janë shpallur D.A, V.A dhe F.S të tre banues në Tiranë.

Policia njofton se fillimisht ka marrë informacione se F.S në bashkëpunim me D.A, V.A dhe Xh.L kultivonin kanabis në kushte të mbyllura. Pa kontrolleve në dy garazhet e F.S .,  të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) , në Rrugën “Kongresi Manastirit” policia ka seksuestruar 242.6  gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr  lëndë narkotike canabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme.

Po gjatë kontrollit në një tunel betoni në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si : llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike.

Ndërkohë i arrestuari dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’  kryer në bashkëpunim ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kontrabanda me mallra që kanë akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ndërkohë policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOLVO 4/ Në gjykatë dosja për Arben Çukon, ish-kreun e burgjeve. Ja çfarë konstaton prokuroria
Previous article "AKSIDENTI QË TRONDITI BOTËN E FUTBOLLIT"/ Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Sala

enxhi.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT